Boçi akuza Edi Ramës: Reforma e re territoriale, projekti i radhës për shpopullimin e mëtejshëm të Shqipërisë

Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën se po tenton të rikthejë modelin e reformës territoriale të vitit 2014, duke paralajmëruar se projekti i qeverisë do të thellojë shpopullimin dhe largimin e qytetarëve nga shërbimet publike.
Bashkëkryetari i grupit të punës së PD-së për reformën territoriale, deputeti Luçiano Boçi, tha se propozimi i socialistëve nuk është rezultat i një analize funksionale, por një vendim politik. Sipas tij, reforma duhet të nisë nga qytetari dhe jo nga numri i bashkive.
Boçi kundërshtoi bashkimet e propozuara nga PS, duke marrë si shembuj Librazhdin me Prrenjasin, Memaliajn me Tepelenën dhe Elbasanin me Cërrikun e Belshin. Sipas tij, këto vendime nuk kanë bazë ekonomike apo identitare, por lidhen me interesa politike. PD prezantoi gjithashtu projektin e saj për reformën territoriale, ku propozon rritjen e numrit të bashkive dhe rikthimin e kompetencave, financave dhe shërbimeve pranë qytetarëve. Po ashtu, Boçi kërkoi që vendimi për hartën e re territoriale të mos merret vetëm në Kuvend, por përmes referendumit.
FJALA E PLOTE:
Në komision shumica ishin të kënaqur, disa prej tyre ndoshta dhe të kënaqur që po shkriheshin. Në përgjithësi ishin të kënaqur. Nuk na sollën as mashtrimet e PS-së për gjëja kërkesë nga BE-ja për plotësimin e kushteve për anëtarësimin e BE-së, nuk ka kapitull apo grup-kapitujsh në raport me pushtetin vendor që Shqipëria duhet t’i përmbushë.
Vetëm duhet të respektojë Kartën Europiane të Vetëqeverisjes Vendore dhe kriteret dhe parimet e kësaj karte. Këto janë një shtytës sikurse dhe pjesa tjetër e marrëdhënies së Partisë Demokratike me ndërkombëtarët, të cilët kërkonin vazhdimisht stensionim të situatës së konfliktualitetit politik dhe sigurisht domethënë dhe të gjykimit tonë që një reformë territoriale e cila nuk mund të jetë vetëm administrative, vetëm strukturore, nuk mund të jetë vetëm reformë kompetencash, por duhet të ishte dhe territori, duhet të kalojë dhe nëpërmjet dakordësisë së opozitës.
Dhe është një reformë që impakton vendin për shumë vite. Ajo që na solli në komision, realisht ka qenë pikërisht kërkesa e qytetarëve që sot ka marrë formën e protestës në fakt. Dhe e konkluduar në formë figurative, na ka sjellë ajo harta që duhet ta fokusonit, është drama e vërtetë që doktori e cilësoi, është shpopullimi i Shqipërisë.
Në pikat e kuqe në kuadratet keni intensitetin e shpopullimit dhe intensiteti më i madh shihet qartazi që është në zonat rurale. Kjo është arsyeja themelore për të cilën ne morëm pjesë me dëshirën dhe përkushtimin për të realizuar një reformë e cila e kthen pushtetin vendor tek qytetari, përcakton një standard shërbimesh, e përfaqëson qytetarin dhe sigurisht qytetari mund të kërkojë llogari për gjithçka që ai pret të realizohet nga pushteti vendor.
Por nuk gjetëm atë gatishmërinë brenda komisionit nga pjesa e mazhorancës, për shkak, thashë, të pasjes së një projekti paraprak dhe për shkak të përcaktimit të një harte thjesht politike, elektorale nga ana e tyre që nuk është gjë tjetër veçse përsëritje e hartës së 2014-ës, por tashmë duke hequr një pjesë të bashkive që për hir të së vërtetës, ishin bashki që u shtuan 24 orët e fundit të 2014-ës. Pra është një hartë e ardhur nga PS-ja, elektorale e vjetër, e sjellë në një pamje të re. Është këngë e vjetër me muzikë të re.
Është po e njëjta hartë që rrezikon, që të sjellë po ato pasoja që sot ne i përjetojmë, që u parashtruan këtu, dhe që kanë mbjellë diskriminim, mos-shërbim, mos-përfaqësim, mosdhënie llogarie, mungesë kompetencash, mungesë autonomie, mungesë demokracie. Dhe ky projekt që PS-ja ka sjellë, në fakt, niset jo nga qëllimi që duhet të ketë pushteti lokal. Niset nga pasoja e pushtetit lokal dhe në parashtrimet e tyre ata kanë argumentuar që kjo hartë buron nga demografia, nga shpopullimi, buron nga mungesa e kompetencave, që është pasojë e keqqeverisjes.
Lexo edhe
POLITIKE
SPAK e thirri për t’i komunikuar zgjatjen e hetimeve, Balluku nuk paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Rama: Presidenti amerikan Donald Trump në 2027-n vjen në Tiranë

Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, ish-ushtaraku zbardh prioritetet

Propozimi i PS për “Territorialen”/ Gazment Bardhi: Shkrirja e 15 bashkive sjell shpopullim, centralizim dhe varfërim! Qëllimi i mazhoran...

Propozimi i PS për “Territorialen”, edhe Divjaka kundër shkrirjes së bashkisë, banorët paralajmërojnë protestë pasdite





