Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi...
POLITIKE

Boçi kërkon zgjatjen e mandatit të Komisionit të Reformës Territoriale: Nuk është kryer as gjysma e punës

P
Piranjat23 July 2026, 11:17 · 5 min lexim
Boçi kërkon zgjatjen e mandatit të Komisionit të

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi, kërkoi sot në Kuvend zgjatjen e mandatit të komisionit, duke argumentuar se puna e tij është ende larg përfundimit.

Në fjalën e mbajtur në seancë plenare, Boçi deklaroi se komisioni nuk mund të mbyllet pa përfunduar dëgjesat, pa analizuar rezultatet e reformës së vitit 2014 dhe pa hartuar e diskutuar një raport përfundimtar. Sipas tij, dëgjesat nuk janë zhvilluar ende për Tiranën, ku jeton rreth një e treta e popullsisë së vendit. Ai shtoi se nuk janë dëgjuar as komunitetet që kanë paraqitur kërkesa pranë komisionit.

“Komisioni është në mes të punës së tij. Nuk mund të kërkohet një reformë apo një raport përfundimtar, kur komisioni nuk ka zbatuar kalendarin dhe nuk ka ende një produkt”, u shpreh Boçi. Deputeti i opozitës akuzoi shumicën socialiste se po kërkon ta mbyllë komisionin pa respektuar të gjitha hallkat e konsultimit publik dhe parlamentar. Ai pretendoi se pas kësaj lëvizjeje qëndron synimi për shkrirjen e disa bashkive, pa u konsultuar më parë me qytetarët, përfaqësuesit vendorë dhe vetë kryetarët e bashkive.

“Ajo që po bëni është politike. Doni të shkrini bashki që ofrojnë shërbime dhe garantojnë përfaqësimin e qytetarëve në pushtetin vendor. As deputetët e shumicës dhe as kryetarët e bashkive nuk e dinë se çfarë do të ndodhë”, deklaroi ai. Në cilësinë e bashkëkryetarit, Boçi tha se e ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për zgjatjen e mandatit. Ai u bëri thirrje deputetëve të votojnë për shtyrjen e afateve, duke theksuar se një vendim i tillë do të mbronte seriozitetin e procesit dhe autoritetin e Kuvendit.

“Votoni sot zgjatjen e afatit të këtij komisioni, sepse kështu i bëni nder vetes dhe Parlamentit”, përfundoi Boçi.

“Komisioni i Reformës Territoriale është në mes të punës së tij. Nuk mund të kërkohet një reformë apo një raport përfundimtar, kur në fakt komisioni nuk e ka përfunduar punën dhe nuk ka ende një produkt. Komisionet i dërgojnë produktet e tyre në seancë plenare vetëm pasi ato të jenë diskutuar dhe debatuar. Ky raport nuk është diskutuar dhe komisioni nuk ka arritur ende të bëjë vlerësimin e reformës së vitit 2014.

Puna e komisionit duhet të vazhdojë me dëgjesat, ashtu siç është përcaktuar në kalendar. Ajo duhet të vazhdojë sepse Tirana, ku jeton rreth një e treta e popullsisë së Shqipërisë, nuk e ka zhvilluar ende dëgjesën. Nuk janë realizuar të gjitha dëgjesat e parashikuara dhe nuk janë dëgjuar komunitetet që kanë depozituar kërkesat e tyre.

Për sa kohë kjo punë nuk ka përfunduar dhe nuk kemi arritur konsensus, komisioni duhet të kërkojë zgjatjen e mandatit të tij.

Në emër të këtij komisioni dhe në cilësinë e bashkëkryetarit, kam kërkuar zgjatjen e afatit. Ekziston edhe një praktikë parlamentare sipas së cilës mandatet e komisioneve janë zgjatur kur koha në dispozicion nuk ka qenë e mjaftueshme. Kjo është një çështje logjike shumë e thjeshtë.

Për ne, kryesore janë përmbajtja, thelbi i punës së këtij komisioni dhe produkti i tij përfundimtar. Ajo që po bëni ju është politike, sepse doni të shkrini bashki që u ofrojnë shërbime qytetarëve dhe realizojnë atë që kërkon Europa: përfaqësimin e qytetarëve në pushtetin vendor. Kërkesa jonë është legjitime. Ju, përfaqësuesit e së majtës, nuk dini se cilat bashki do të shkrihen. Në fakt, bashki do të shkrihen, por ju nuk jeni pyetur. Madje, as kryetarët e bashkive nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me njësitë që drejtojnë. Prandaj, kjo përgjegjësi rëndon edhe mbi ju. Janë anashkaluar të gjitha hallkat e konsultimit publik dhe parlamentar. Votoni sot për zgjatjen e afatit të këtij komisioni, sepse kështu i bëni nder vetes dhe Parlamentit.”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.