Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja
POLITIKE

Boçi nga Kuvendi i PD: Koha e apatisë ka mbaruar, ne jemi këtu për të fituar

P
Piranjat30 May 2026, 15:41 · 7 min lexim
Boçi nga Kuvendi i PD: Koha e apatisë ka mbaruar, ne jemi këtu

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, mbajti një fjalim me tone mobilizuese në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ku theksoi se demokratët ndodhen përballë një momenti historik për të ardhmen e vendit.

Boçi deklaroi se ky nuk është një kuvend rutinë partie, por një tubim që e dikton realiteti i Shqipërisë dhe nevoja për ndryshim politik. Duke vlerësuar rolin e Sali Berishës në historinë e Partisë Demokratike dhe të demokracisë shqiptare, ai u bëri thirrje demokratëve të nisin një “marshim të ri” për liri, drejtësi dhe rikthimin e shtetit te qytetarët.

Në fund të fjalës së tij, Boçi theksoi se Partia Demokratike është në garë jo vetëm për të fituar zgjedhjet, por për të fituar besimin e shqiptarëve dhe të ardhmen e vendit.

I nderuar kryetar i Partisë Demokratike, zoti Sali Berisha! Të dashura demokrate, të dashur demokratë! Zonja, zotërinj, të rinj dhe të reja! Sot jemi në një Kuvend, jo thjesht Kuvend partie që e dikton statuti, e përcaktojnë protokollet politike dhe aq më pak është një rutinë e thjeshtë zgjedhore.

Ky është një Kuvend që e dikton koha e mbrapshtë në të cilën jetojmë. Është një Kuvend që e kërkon Shqipëria e grabitur, është një Kuvend që e kërkojnë shqiptarët e revoltuar dhe është një Kuvend që sot e kërkojnë demokratët e bashkuar. Prandaj sot, ne jemi përballë me përgjegjësinë tonë, jemi përballë me ndërgjegjen tonë, jemi përballë me kthjelltësinë tonë, jemi përballë me ndershmërinë tonë, por njëherazi jemi përballë me historinë tonë. Jeta jonë e të gjithëve që ishim në këtë sallë dhe janë ende në këtë sallë, është historia jonë. Historia jonë është historia e familjes sonë të madhe dhe të vogël.

Dhe askush nuk mund ta fshijë apo ta fshehë historinë e tij, sado e mirë dhe jo e mirë të jetë ajo. Dhe aq më tepër nuk mund të fshihet dhe të fshihet historia e familjes sonë të madhe, e cila me gjithë mëkatet e vogla, është një histori e madhe. Dhe në të gjithë këto historitë tona, ka një histori të një personi që spikat mbi të gjitha. Dhe kjo është historia e Sali Berishës. Jeta e Sali Berishës është me të vërtetë historia e jetës së tij. Dhe historia e jetës së tij është histori e familjes së tij.

Por ka një gjë, historia e Sali Berishës është historia e Partisë Demokratike. Historia e Sali Berishës është histori e demokracisë shqiptare. Historia e Sali Berishës është historia e këtij vendi. Dhe të dashur miq, në këtë takim me historinë, ne vijmë me emocione të ndryshme. Dikush vjen me krenari të shtuar, pak më të madhe se ajo e zakonshmja. Dikush e shoqëron atë me shqetësimin për atë që do të ndodhë. Dikush tjetër me dhimbjen për atë që ka ngjarë pak më parë. Dikush me atë shpresën e madhe për atë që do të vijë. Por ama kemi një emërues të përbashkët.

Të gjithë vijmë këtu me bindjen e madhe se Shqipërisë i duhet domosdo Partia Demokratike. Se qytetarëve u duhet një projekt real i ndershëm për jetët e tyre dhe të familjeve të tyre. Dhe ne këtë duhet t'ua sjellim. Shqiptarët sot kërkojnë guximin tonë, shqiptarët duan vendosmërinë tonë, shqiptarët duan besimin tonë, shqiptarët duan shpresën tonë. Prandaj, të dashur miq, ne patjetër duhet të nisim nga ky Kuvend një marshim të ri, të pandalshëm, marshim jo për karrige, aspak, për shërbime, jo për hakmarrje, por për drejtësi. Jo për të ndarë copa pushteti, jo fare, për t'i kthyer shtetin shqiptarëve. Sepse, të dashur miq, ne luftojmë për liri dhe për drejtësi.

Dhe ta dini dhe mos e harroni, njeriu që kur lind dëshiron liri dhe drejtësi. Njeriu kur rritet kërkon liri dhe drejtësi. Dhe njeriu kur futet në politikë lufton për liri dhe drejtësi. Dhe në qoftë se ne që luftojmë për liri dhe drejtësi e lëmë luftën tonë, atëherë kemi dorëzuar dhe lirinë dhe drejtësinë. Në qoftë se dorëzojmë lirinë dhe drejtësinë, ne kemi dorëzuar opozitën.

Në qoftë se dorëzojmë opozitën, ne kemi dorëzuar fatet tona dhe të familjeve tona dhe në qoftë se kemi dorëzuar familjen tonë, ne kemi dorëzuar vendin tonë. Por ne nuk e pranojmë një gjë të tillë. Ne jemi luftëtarë të lirisë dhe drejtësisë.

Dhe prandaj nga ky Kuvend i rëndësishëm, historik, ne duhet të dalim me një mesazh të fortë. Mesazh që u tha nga lideri i partisë: Ne nuk jemi këtu për të mbrojtur mbijetesën tonë politike, jo, ne jemi për të fituar këtu. Ne jemi për të fituar jo vetëm zgjedhjet, ne jemi për të fituar Shqipërinë dhe shqiptarët. Koha e justifikimeve ka mbaruar! Koha e pritjes ka mbaruar! Koha e apatisë ka mbaruar! Është koha e organizimit, është koha e angazhimit, është koha e luftës për fitore! Zoti e bekoftë Partinë Demokratike, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët! Faleminderit!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.