POLITIKE

Boçi: Projekti PD për reformën territoriale i thotë “jo” 46 bashkive, pushteti duhet t’i shërbejë qytetarit

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Gusht 2026, 13:01

Boçi: Projekti PD për reformën territoriale i thotë

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi, kundërshton propozimin për 46 bashki, duke argumentuar se bashkitë më të mëdha do të rrisin distancën mes qytetarit dhe pushtetit vendor.

Sipas Boçit, projekti i PD-së për rreth 100 bashki synon të afrojë vendimmarrjen, të ruajë identitetin e komuniteteve dhe të përmirësojë shërbimet lokale. Ai thekson se reforma nuk duhet të matet me numrin e bashkive, por me atë se sa mirë dhe sa pranë qytetarit ofrohen shërbimet.

Reagimi i plotë:

PROJEKTI I PD PËR REFORMËN TERRITORIALE I SHËRBEN QYTETARIT

Para se reforma territoriale të kthehet në një luftë numrash, “46 apo 100?”, duhet t’u jepet përgjigje dy pyetjeve shumë më të rëndësishme.

Cila hartë i shërben më mirë qytetarit?
Ku është qytetari në këtë hartë?

Propozimi i PS për ta çuar Shqipërinë në vetëm 46 bashki e largon edhe më shumë pushtetin vendor nga qytetari. Bashkitë bëhen më të mëdha, qendrat administrative më të largëta dhe vendimmarrja përqendrohet gjithnjë e më tepër.

Në letër kjo mund të paraqitet si kursim. Në jetën reale, faturën e paguan qytetari.
Kur bashkia bëhet shumë e madhe, fshati apo qyteti i vogël humbet peshën e vet. Problemet e tij konkurrojnë me problemet e qendrës dhe dihet se kush e fiton zakonisht këtë konkurrencë.
Rruga e lagjes, ujësjellësi, kanali vaditës, pastrimi, ndriçimi, transporti, shkolla apo qendra shëndetësore e një zone të largët shtyhen gjithmonë për më vonë. Për qendrën e bashkisë ato konsiderohen probleme periferike; për banorët e asaj zone janë vetë jeta e përditshme.

Me 46 bashki krijohen më shumë periferi dhe më pak qendra. Kjo është dobësia kryesore e këtij propozimi.
Shqipëria nuk ka nevojë për bashki gjithnjë e më të mëdha. Ka nevojë për bashki që funksionojnë.

Një bashki nuk është e fortë vetëm sepse ka territor të madh apo shumë banorë. Ajo është e fortë kur ka të ardhura, kompetenca, administratë profesionale dhe mundësi reale për t’u shërbyer qytetarëve.
Nëse bashkon dy bashki të dobëta, nuk krijon automatikisht një bashki të fortë. Shpesh krijon vetëm një bashki më të madhe, me të njëjtat probleme dhe me qytetarin edhe më larg.

Në këtë kontekst është absurde të bashkosh Tepelenën me Memaliajn, Fushë-Arrëzin me Pukën apo Librazhdin me Prrenjasin.
Po aq absurde është që një bashki me performancë më të mirë të përthithet nga një bashki me performancë më të dobët. Dimali ka performancë më të mirë se Berati, Selenica se Vlora, Patosi se Fieri. Po kështu edhe Maliqi.

Ndërkohë, identiteti dhe kohezioni i fortë i komuniteteve kërkojnë që Libohova, Këlcyra, Belshi, Cërriku dhe bashki të tjera të vazhdojnë të ekzistojnë si njësi më vete.

Këto janë disa nga arsyet pse ne mbështesim një hartë me rreth 100 bashki.
Jo për të shtuar zyra.
Jo për të fryrë administratën.
Por për ta afruar pushtetin me qytetarin.
Me më shumë bashki, qytetari ka më pranë kryetarin e zgjedhur, këshillin bashkiak dhe administratën që duhet t’i japë përgjigje. Një kryetar që administron një territor të arsyeshëm e ka shumë më të vështirë të thotë se nuk e njeh problemin.

Sepse qytetari është aty.
Komuniteti është aty.
Problemi është përpara derës së tij.
Me 46 bashki rrezikojmë të krijojmë kryetarë territoresh.
Me rreth 100 bashki synojmë të kemi kryetarë komunitetesh.

Shqipëria po shpopullohet. Qytetet e vogla po humbasin banorë, institucione, shkolla, vende pune dhe shërbime. Në këtë situatë, përgjigjja nuk mund të jetë t’u heqim edhe statusin, përfaqësimin dhe qendrën e vendimmarrjes.
Kur një qyteti i heq institucionet, administratën dhe vendimmarrjen, i heq pak nga pak edhe arsyet për të qëndruar aty. Kështu krijohet një rreth vicioz:
Nuk ka banorë, prandaj heqim institucionet.
Heqim institucionet, prandaj largohen edhe më shumë banorë.
Më pas, shpopullimin që kemi përshpejtuar vetë e përdorim si argument për një tjetër bashkim.
Kjo nuk është reformë territoriale. Është administrim i tkurrjes së vendit.

Edhe argumenti i kursimit duhet parë me kujdes.
Nëse shkurtohen disa poste administrative, por qytetarit i duhet të udhëtojë më larg për të marrë shërbime, nëse një zonë merr më pak investime dhe reagimi ndaj problemeve bëhet më i ngadaltë, atëherë kostoja nuk është zhdukur. Ajo thjesht është kaluar nga shteti te qytetari.

Mbi të gjitha, kjo është një çështje demokracie.
Sa më e madhe të jetë bashkia, aq më e vogël bëhet pesha politike e komuniteteve të vogla. Një qytet me disa mijëra banorë, i përfshirë brenda një bashkie shumë të madhe, mund të vazhdojë të ketë emër në hartë, por do të ketë shumë pak ndikim në vendimmarrje.

Kush do ta mbrojë buxhetin e tij?
Kush do të luftojë për investimet e tij?
Kush do të japë llogari drejtpërdrejt përpara atij komuniteti?
Njësia administrative nuk e zëvendëson bashkinë. Administratori i emëruar nuk e zëvendëson kryetarin e zgjedhur. Zyra lokale nuk e zëvendëson vendimmarrjen lokale.
Demokracia vendore nuk është thjesht të kesh një sportel pranë. Është të kesh pushtetin pranë.

Prandaj nuk duhet të pyesim vetëm sa bashki përballon administrata.
Duhet të pyesim sa afër qytetarit duhet të jetë pushteti.

Rreth 100 bashki nuk nënkuptojnë 100 administrata të fryra. Mund të kemi administrata më të vogla, shërbime të përbashkëta ndërmjet bashkive, digjitalizim, standarde kombëtare dhe kontroll më të fortë financiar. Por duhet të ruajmë atë që nuk mund ta zëvendësojë asnjë aplikacion dhe asnjë zyrë qendrore: përfaqësimin e komunitetit.

Projekti i PD ndërthur vullnetin e qytetarëve me domosdoshmërinë e një pushteti vendor efikas.
Ai qartazi:
1. Afron vendimmarrjen me komunitetin dhe u jep zë interesave lokale
2. Rrit llogaridhënien e drejtuesve vendorë
3. Shkurton distancat fizike dhe administrative për marrjen e shërbimeve
4. U mundëson administratave të njohin më mirë nevojat e territorit
5. Ruan identitetin dhe kohezionin e komuniteteve
6. Nxit konkurrencën pozitive për investime dhe projekte zhvillimi
7. Përmirëson planifikimin sipas karakteristikave ekonomike, sociale dhe gjeografike të çdo zone
8. Mundëson reagim më të shpejtë në raste emergjencash
9. Shpërndan zhvillimin ekonomik përtej qendrave të mëdha urbane
10. Rrit pjesëmarrjen qytetare dhe besimin tek institucionet.

Ky model është në përputhje me parimin e subsidiaritetit dhe me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore: funksionet publike dhe vendimet duhet të ushtrohen në nivelin më të afërt dhe më efektiv me qytetarin.

Dallimi mes dy modeleve është i qartë.
46 bashki e shohin territorin nga qendra.
Rreth 100 bashki e shohin qeverisjen nga qytetari.
46 bashki kërkojnë ta bëjnë hartën më të lehtë për administratën.
Rreth 100 bashki kërkojnë ta bëjnë jetën më të lehtë për qytetarin.
46 bashki përqendrojnë.
Rreth 100 bashki afrojnë.

Në thelb, dilema nuk është nëse Shqipëria duhet të ketë më pak apo më shumë bashki. Dilema është nëse duam një pushtet vendor që t’i shërbejë hartës apo qytetarit.

Një reformë e mirë matet me kohën që i kursen qytetarit, me cilësinë e shërbimit që i ofron dhe me mundësinë që i jep për të ndikuar në vendimet që prekin jetën e tij.
Prandaj parimi ynë është i thjeshtë.
Jo qytetari të shkojë pas bashkisë.
Bashkia duhet të shkojë te qytetari.
Në këtë kuptim, një ndarje me rreth 100 bashki nuk është zgjedhje numerike.
Është zgjedhje demokratike.

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...