Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
POLITIKE

Boçi: Zgjedhja e Vlora Hysenit ka qenë e qëllimshme dhe krejtësisht personale,e pavarur nga asnjë situatë në Shqipëri

P
Piranjat22 September 2026, 21:18 · 3 min lexim
Boçi: Zgjedhja e Vlora Hysenit ka qenë e qëllimshme dhe

Një skandal i përmasave tronditëse ka dalë në dritë lidhur me kapjen e institucioneve të sigurisë kombëtare dhe përdorimin e tyre për shantazh e interesa të ngushta politike.

I ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News”, Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi theksoi se emërimi i Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ nuk ka qenë një rastësi apo një akt patriotizmi, por një skemë e mirëmenduar dhe një investim thellësisht personal i kryeministrit Edi Rama për të konsoliduar pushtetin e tij.

Boçi u shpreh se faktet tregojnë se drejtuesja e institucionit më të rëndësishëm të sigurisë në vend dyshohet të ketë bashkëpunuar me grupe të caktuara kriminale, një veprimtari e lejuar dhe e orientuar për të shërbyer interesave politike të qeverisë.

Zgjedhja e një figure të shkarkuar më parë në Kosovë me arsyetime të forta, u bë pikërisht për të shmangur çdo detyrim apo lidhje lokale që ajo mund të kishte në Shqipëri. E panjohur për publikun dhe strukturat e brendshme, Hyseni u shndërrua në një zyrtare të bindur, e detyruar t'i përgjigjej ekskluzivisht vetëm kryeministrit.

"Të rëndë e bën mbështetja politike që zonja Hyseni ka pasur në emërimin e saj dhe në veprimtarinë e saj, sepse personi që ka qenë garanti i saj është vetë kryeministri.

Është investim personal i tij. Dhe në këtë pikë, ajo që rëndon edhe në gjykimin tim, është pesha politike e një zbuluese të tillë, ku drejtuesja e institucionit më të rëndësishëm të sigurisë së një shteti, bashkëpunon me grupe të caktuara kriminale për interesa, sepse këtu duhet parë, çfarë interesash? Politike. Janë interesa politike, interesa të lejuara nga kryeministri.

Çfarë zbulon skema? Pse u mbështet ky person për t'u bërë drejtoreshë e shërbimit informativ? Do e thoja dhe këtë.

Shfaqja e një personi që vjen nga Kosova nuk bëhet për nacionalizëm pozitiv, për kombëtarizëm, sepse feedback-u i saj në Kosovë ishte i tillë që nuk e lejonte emërimin e saj, por ishte një investim personal."

.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.