POLITIKE

Bozdo: Pastrimi i parave po deformon ekonominë, Banka e Shqipërisë është kthyer në altoparlant të kryeministrit

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Korrik 2026, 16:28
Bozdo: Pastrimi i parave po deformon ekonominë, Banka e

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, i ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, foli mbi forcimin dhe mbivlerësimin e lekut gjatë dekadës së fundit, ku u shpreh se ky fenomen nuk shpjegohet nga rritja e produktivitetit apo performanca e ekonomisë shqiptare, por lidhet me hyrjen e "narko-eurove" dhe pastrimin masiv të parave të pista në sektorin e ndërtimit.

Bozdo deklaroi se nuk pret që kryeministri Edi Rama ta pranojë këtë realitet, por akuzoi Bankën e Shqipërisë se, në vend që të jetë në krye të luftës kundër këtij fenomeni, është shndërruar në një "altoparlant të kryeministrit".

Bozdo: Nga shtypi i specializuar, por edhe nga të gjithë qytetarët, shtrohet pyetja: për çfarë arsye, në dekadën e fundit, leku është forcuar, është mbivlerësuar me afro 35%? Një fenomen ky që nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër të rajonit, të cilët praktikisht janë edhe përpara në çështjen e garës ekonomike me Shqipërinë dhe janë më afër standardeve ekonomike të Bashkimit Evropian sesa është Shqipëria.

Një fenomen i tillë, praktikisht, sikur të ishte i mirëfilltë, genuin, i vërtetë, duhej të shoqërohej me një rritje shumë të madhe të produktivitetit të ekonomisë shqiptare. Gjë që nuk na rezulton, sepse në 10 vitet e fundit produktiviteti i ekonomisë shqiptare ka qenë në stanjacion.

Por, sikur të mos mjaftonin këto analiza, ne e dimë se mjaftojnë dy aksionet e fundit, goditjet e fundit të Prokurorisë së Posaçme, ku asete me vlerë afro 300 milionë euro, përgjithësisht të konvertuara në ndërtime – ndërtime në bregdet, në zonat turistike, në qendër të Tiranës apo në qytete të tjera – janë sekuestruar dhe janë nën goditje. E kjo është vetëm maja e ajsbergut, siç na thonë të gjitha raportet, jo vetëm të shtypit, por edhe të agjencive të specializuara.

Problemi i vlerësimit, i mbivlerësimit të lekut është një problem thelbësor jo vetëm për ekonominë shqiptare, por edhe për shoqërinë shqiptare. Është një problem që prek të ardhmen e afërt të secilit prej nesh, por mbi të gjitha prek të ardhmen e shoqërisë shqiptare, të familjeve tona dhe të ekonomisë shqiptare, sepse penetrimi i krimit të organizuar pothuajse në të gjitha segmentet e ekonomisë tashmë është realitet.

Segmenti i ndërtimit, qoftë ai në bregdet, qoftë ai në qendrat e qyteteve, është segmenti që mundëson, është instrumenti që ka mundësuar pastrimin masiv të parave, lumin e parave të pista që vijnë nga grupet kriminale dhe nga mafia e organizuar.

Nga ana tjetër, këto para janë pastruar vërtet në ndërtim, por kanë filluar të shtrijnë tentakulat edhe nëpërmjet kapjes së sektorëve të tjerë të ekonomisë së vendit, blerjes së paketave aksionare dhe të kuotave në shoqëritë respektive, sepse të gjitha këto më pas janë instrumente për pastrim të mëtejshëm parash.

E pra, ne kemi një rrezik ekzistencial për sigurinë tonë kombëtare. Kjo është ekzaktësisht ajo që po ndodh tani.

Unë nuk pres nga kryeministri, për hir të së vërtetës, që ai ta pohojë këtë fakt, sado kokëforta të jenë tashmë të gjitha faktet dhe të dhënat që provojnë të kundërtën. Por, minimalisht, pres nga institucionet e pavarura, siç është rasti i Bankës së Shqipërisë, që, në vend që të jenë në krye të luftës ndaj këtij fenomeni që rrezikon stabilitetin ekonomik e financiar të vendit dhe shoqërinë shqiptare, të mos kthehen në altoparlant të kryeministrit.

Kur, jo vetëm një herë, por disa herë, të paktën në dy vitet e fundit, përballë Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ku jam deputet edhe unë, guvernatori ka pohuar me gojën e tij se forcimi i lekut nuk vjen veçse nga stabiliteti makroekonomik dhe nga fakti i bilancit tregtar pozitiv të vendit.

Tani, ndoshta u zgjata shumë, por një gjë duhet ta dinë shqiptarët. Në një vend ku sektori i bujqësisë, për vitin e pestë radhazi, është në rënie absolute, pra në tkurrje të vazhdueshme; ku sektori i ekonomisë prodhuese, i prodhimeve "Made in Albania", për vitin e dytë dhe duke hyrë në vitin e tretë është në rënie absolute; ku, nëpërmjet statistikave, thuhet se janë 12 milionë turistë – ne e dimë që nuk janë 12 milionë turistë, por edhe sikur t’i nxjerrim 22 milionë turistë, vetëm për të justifikuar fluksin e madh të parave të pista që kanë hyrë në Shqipëri – ky është një vend që ndodhet në një krizë të thellë.

Dhe e them edhe një herë tjetër, dhe nuk do të lodhem duke e theksuar: ne presim që institucionet e pavarura, Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, të luajnë një rol thelbësor. Por këtu pjesa e luanit i takon Bankës së Shqipërisë, sepse të gjitha agjencitë e tjera – agjencia e inteligjencës financiare, ajo që merret me përpunimin e gjithë informacionit, drejtoritë përkatëse për parandalimin e pastrimit të parave të pista – janë nën hyqmin e qeverisë. Dhe, për sa kohë vullneti politik është që t’u hapim dyert të gjitha parave të pista që hyjnë në Shqipëri, unë nuk pres gjë tjetër nga këto institucione, të cilat ndjekin linjën politike të kryeministrit.

Përgjithësisht, nga institucioni i Bankës së Shqipërisë pres një qëndrim krejt tjetër dhe më vjen keq që e shoh gjithmonë e më shumë të gjunjëzuar përballë qeverisë dhe përballë parave pa fund që hyjnë nga krimi i organizuar.

Të jap një statistikë, edhe për informacionin tuaj. Në dy vitet e fundit, të marra së bashku, Banka e Shqipërisë ka blerë afërsisht 2 miliardë euro në tregun e valutës. E megjithatë, nuk ka arritur ta ndalojë zhvlerësimin e euros. Pra, imagjinoni se sa euro hyjnë. Janë pa fund!

T’ju them edhe diçka tjetër që ndoshta secili mund ta bëjë; çdo njeri me pak njohuri matematike mund ta bëjë. Unë prej kohësh bëj një analizë ekonomike shumë të thjeshtë. Shikoni sa metra katrorë ndërtim jepen dhe ndërtohen në Shqipëri dhe do të shihni se kjo është një kurbë në rritje; pra, nga viti në vit sektori i ndërtimit ka marrë gjithmonë e më shumë terren. Gjithmonë e më shumë leje janë dhënë dhe gjithmonë e më shumë ndërtime janë bërë.

Dhe shikoni, në kurbë zbritëse, se si është zhvlerësuar euro, se si ka rënë euro. Midis funksionit të parë dhe funksionit të dytë ekziston një lidhje shumë e fortë korrelative. Kjo do të thotë se pastrimi i parave ndodh, përgjithësisht, në pjesën më të madhe në sektorin e ndërtimit.

Për ta kuptuar të gjithë ata që duhet ta kuptojnë se cili do të jetë fati i euros dhe fati i lekut, mjafton të ndiqni kurbën e lejeve të ndërtimit që janë dhënë dhe të metrave katrorë që vazhdojnë të ndërtohen. Atëherë do të kuptoni se euro, në të gjitha rastet, pavarësisht se çfarë bën Banka e Shqipërisë, është e destinuar të zhvlerësohet më tej.

Më vjen shumë keq që e them këtë gjë, por ne tashmë i kemi hapur zyrtarisht të gjitha kanalet institucionale, me bekim politik. Kjo është e padiskutueshme dhe, për sa kohë të vazhdojë kështu, do të detyrohemi të merremi me këtë problem.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan