Braktisi Ramën dhe iu bashkua protestës/ “Në 10 muajt e fundit kuptova se s’i përkisja PS-së”, Koçeku tregon se kur e mori vendimin: Më bindi revolta qytetare!

Largimi i saj nga Partia Socialistë ishte padyshim në lajm i bujshëm. Akti i guximshëm i deputetes së re, e njohur si Neomalësorja, Marjana Koçeku, ishte edhe më i madh kur hapur deklaroi se mbështeste protestën qytetare, ku për 52 ditë me radhë shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Në një rrëfim për ‘Programin e Drekës’ në News24 me Ola Brukon, Koçeku tregoi se kur u bind që të merrte vendimin për t’u larguar nga PS-ja.
“Si çdo proces tjetër, ky vendim ka marrë kohën time për ta menduar dhe për ta shtjelluar se si do e realizoja dhe kur do të ishte i duhuri. Ka pasur momente të herëpashershme nuk ka ardhur papritur. Por ishte protesta ajo që më përforcoi që të ndërmerrja këtë hap.”, tha ajo.
Cilat ishin arsyet që Koçeku hoqi dorë nga PS? – deputetja iu përgjigj se; “Protesta më motivoi shumë për këtë vendim, si diçka frymëzuese, që vjen nga brezi im, gjenerata e re që i përkas. Ka pasur një histori ngjarjesh që kanë ndodhur prej 10 muajsh që më kanë shtyrë drejt idesë që nuk i përkas këtij grupi partiak. I kam ngritur dhe si problematika. I kam folur këto çështje dhe në mbledhje, në lokalitet, apo dhe në mbledhje qendrore. Kam folur për çështjen e Drinit, ku jam rritur. Nuk kam marrë përgjigjen që kam dashur. Nuk është marrë vëmendja e duhur për mjedisin. Ndaj duhet të ndërgjegjësohemi. Në mbledhjet e grupit kam folur për problematika si Kadastra dhe ligji i saj. Vij nga Malësia e Shkodrës, dhe i di problemet e shqiptarëve. Duhet të ketë qartësim ligjor, pasi ka mbivendosje ligjore në mënyrë të tillë që banorët të marrin pronat e tyre. Para se të hyja në politikë, kam pasur një biznes agroturizëm me familjen time, që u bë i njohur në mediat ndërkombëtare. Më pas u bëra pjesë e podcastit të Ramës. Aty ia shpalosa dhe vizionin tim dhe problematikat. Dy shtysat kryesore që kam hyrë, kanë qenë me sipërmarrjen dhe zhvillimin e zonës në atë trajektore që kisha krijuar. Kur më erdhi ky moment, pasi mundësitë ishin të limituara, pranova. Kjo më motivoi që të marr përsipër këtë angazhim publik dhe t’iu vij në ndihmë banorëve të mi.”.
Lexo edhe
POLITIKE
“Armiku i mjedisit dhe i zhvillimit është korrupsioni”/ Nikola Kedhi: Rama po keqpërdor raportin e Yale, renditja e Shqipërisë nuk është ...

“Rama përdor familjarët për të nxjerrë jashtë vendit para”/ Berisha për deklaratën e eurodeputetit Zdechovský: Kryeministri hesht si fije...

Shqiptarët 52 ditë revoltë për dorëheqjen e tij, Rama sulmon protestuesit: Sorra, korba, delirantë, injorantë e dështakë-zemërakë

Vangjeli: Nga propaganda e satelitëve te kamerat milionëshe, Rama duhet të japë llogari ku shkojnë të dhënat dhe paratë

Deklaratat e ministres serbe për spastrim etnik në Kosovë, gazetari: Rama nuk guxon ta shpallë "non grata"

Çollaku: Cilët janë familjarët e Ramës që po vëzhgohen për transferta parash. Të kujt janë 400 mln euro të bllokuara?

Media italiane: Marjana Koçeku, deputetja e pavarur po sfidon Ramën. Arsyet pse vendosa të largohesha nga PS

Kuçova e ndotur, Maliqi me ironi: Vend turistik, çlodhës





