“Braktisini kafet!”/ Thirrja kumbuese që vjen nga protesta: Nëse s’ikin këta qelbësira, nuk hapen universitetet në shtator

Një qytetar, me tone të forta nga protesta ka bërë thirrje për përbashkim të shqiptarëve. Ai tha se nëse nuk rrëzohen Rama dhe Berisha, universitetet nuk do të hapen në shtator. Ai i bëri thirrje dhe diasporës që t’i bashkohen protestës.
“Kam thirrje për student, nëse këto qelbësira nuk largohen deri në shtator, dyert e universiteteve nuk do të hapen. Ram dhe Berisha do të ikin që këtu, nuk do të mbahen mend në këtë tokë.
Shpresoj që Diaspora të vijë. I bëjmë thirrje diasporës që të vijë në këtë shesh. Do ta marrim pushtetin jo me dhunë, pasi ti Edi Rama je tradhtar dhe do ngelesh i tillë deri në 700 breza.
I bëj thirrje Diasporës.
Mos bëni pushime, por t’i përkushtohemi këtij vendi. Mos të bëhemi të dytët në botë që ngelemi pa shtet. I lutem shqiptarëve që të mbështesin këtë protestë. Pa Shqipëri nuk ka Kosovë.
Nesër më shumë, boshatisni kafenetë dhe ejani këtu. Rama në burg, Berisha në burg.”, tha ai.
Lexo edhe
POLITIKE
Biznesmeni po fluturonte me avion pranë një centrali bërthamor/ Detaje nga arrestimi i Ermal Beqirit në Francë

Shkreli mohon akuzën për korrupsion zgjedhor: Kërkoja vetëm pjesëmarrje në miting

Këlliçi: Me Edi Ramën, Olsi dhe shokët e tij kanë gjetur parajsën në Shqipëri

Raporti i OSAC/ PD: Nxjerr në pah kriminalitetin dhe korrupsionin në Shqipëri, qeveria duhet të dorëhiqet!

Denoncimi i Zhupës: Punimet në bypassin Sarandë–Himarë pa masa sigurie, rrezik për kalimtarët

Agron Shehaj: Balla merret me pronat e mia, por vetë jeton në një nga kullat më të shtrenjta të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar

“Kë po përpiqen të mashtrojnë?”, Bardhi akuzon qeverinë: Po vë në rrezik zbatimin e marrëveshjes me SHBA dhe po shkel Kushtetutën...





