POLITIKE

"Braktisje e pensionistëve dhe mungesë politikash sociale", Teliti: Të moshurit, shtresa më e nëpërkëmbur nga qeveria

Piranjat Përditësimi i fundit 7 May 2026, 19:15
"Braktisje e pensionistëve dhe mungesë politikash sociale",

Koordinatori i programit ekonomik në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, gjatë tryezës të organizuar nga Departamenti i Ekonomisë në PD, ka akuzuar qeverinë për braktisje të pensionistëve dhe mungesë politikash sociale në mbështetje të tyre.

Ai theksoi se pensionistët shqiptarë po përballen çdo ditë me vështirësi ekonomike, rritje të kostos së jetesës dhe mungesë dinjiteti, ndërsa sipas tij, institucionet kanë dështuar t’u ofrojnë mbështetjen e nevojshme.

Dorian Teliti: Për mundësitë që na dhatë të takohemi me ju, për të diskutuar me ju problematikat, e shtresës më të akude të shoqërisë shqiptare. E shtresës që ka dhënë gjithë mundin e vetë, dijet e veta, djersën e vetë, edhe gjakun e vetë për ta ndërtuar këtë vend, për të ndërtuar edhe shtetin shqiptar, shtet shqiptar i cili sot fatkeqësisht qeveriset me një grusht njerëzish që pikërisht ju, që jeni kontributorët më të mëdhenj dhe historik të shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare, pikërisht ju, ju ka harruar dhe ju ka nëpërkëmbur më shumë se kurrë.

Tema e sotme që ne e shohim dhe në monitor, pensionistët të nëpërkëmbur, nuk është thjesht një metaforë të dashur miq, po është realiteti i hidhur ku prindërit e mi, ju dhe prindërit e të gjithë atyre që po na ndjekin, po jetojnë dhe po vuajnë sot e prej disa vitesh në kurrizin e tyre. Absolutisht nuk është e lehtë të ndërmarrësh politika sociale për të vendosur dinjitetin në vend. Por e pamundur nuk është. Ajo që është parë këto 13 vite qeverisjes, të braktisjes së pensionistëve, është parë pikërisht mungesa e vullnetit për t'ju ardhur juve në ndihmë, por mbi të gjitha për të vendosur në vend dinjitetin tuaj të munguar. Atë që bëmë ne gjatë qeverisjes tonë Sali Berishës 2005-2013, duke rikthyer në qendër të vëmendjes pensionistin shqiptar, prej 13 vitesh ajo politikë u shkel, u hodh në kosh, dhe prej 13 vitesh ne veç shohim thjesht halle dhe problematika të njerëzve që kanë dhënë përsëri edhe jetën e tyre për këtë vend, të cilët nuk konsiderohen absolutisht.

Të flasim për pensionistët nuk është e thjeshtë. Edhe vetë personalisht, kam dy prindër pensionistë. Janë mbi 730.000 pensionistë sot në Republikën e Shqipërisë. 730.000 pensionistë që kanë nevojë për ushqime, që kanë nevojë për trajtime mjekësore, që kanë nevojë për ilaçe, që kanë nevojë për ambiente të përbashkëta ku të rrinë, të kalojnë kohën e tyre. Por në vend që pensionisti shqiptar të ketë dilemën se si do ta kalojë kohën e lirë dhe me kë do ta kalojë, dilema e ditës që nga momenti që ai gdhin mëngjes dhe deri në orën që ai ngryset në darkë, është si të mbushë barkun me bukë. Si të paguajë faturën e kripur të ilaçeve. Si të paguajë faturën e rritur të ujit. Si të paguajë faturën skandaloze të energjisë elektrike. Në vend që pensionisti të ketë, të jetë dinjitoz në jetën e tij dhe të mendojë si të kalojë vitet e tij të jetës, vitet e arta të jetës, në atë dinjitetin normal të një qenie njerëzore, ai ngrihet dhe ngryset thjesht si e si të mbijetojë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?