Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
POLITIKE

Bujar Asqeriu i revoltuar me pushtetin: Duhet të protestojmë! Këta vjedhin edhe 100 lekët e një dosjeje

P
Piranjat25 June 2026, 09:47 · 3 min lexim
Bujar Asqeriu i revoltuar me pushtetin: Duhet të protestojmë!

Zëri dhe revolta e aktorit të madh Bujar Asqeriu është shprehur si në realitet ashtu edhe në rolet nëpër filma të ndryshëm që ai ka interpretuar.

Në një film të vitit 1983, Asqeriu interpretonte një personazh që shprehte pakënaqësi ndaj një realiteti ku njerëzit përballeshin me vështirësi dhe mungesa, duke ngritur zërin kundër qeverisjes dhe gjendjes së shoqërisë.

“Kur popullit i verdhet fytyra nga mungesa e bukës, e kur qeveria nuk plotëson nevojat që ka kombi, ta detyrojmë ne. Ka filluar një politikë e tmerrshme emigracioni dhe shkombëtarizimi. Ne duhet të protestojmë dhe të ngremë zërin”, ka thënë Bujar Asqeriu në film në vitin 1983.

Vite më vonë, konkretisht në 2019 aktori tashme jo në rol, por realitet, ka shfaqur po të njëjtin ton kritik ndaj problemeve që shqetësojnë shoqërinë.

“Kjo është drama e madhe e këtij vendi. Këtë vend e drejtojnë hajdutët. Prandaj nuk ka lekë për artistët dhe teatër, prandaj ne na fusin në vërën e miut, atje të hidrocentralit. Hajdutët edhe lekët e një dosje që bën 100 lekë i marrin. Kjo është administrata jonë”, ka deklaruar ai.

Ndërsa ditët e fundit aktori ka dalë në mbështetje të protestave për largimin e kryeministrit Rama duke përshëndetur pjesëmarrësit dhe duke e cilësuar qëndrimin e tyre si një shprehje guximi dhe kërkesë për ndryshim.

“Në mbështetje absolute të protestës suaj paqësore, të dhimbshme, kurajoze, trimërore. Migjeni do të thoshte: ‘Rini, rini, thuaja këngës më të bukur që di!’ Dhe ju po thurni dhe po këndoni këngën e lirisë. Ju po këndoni këngën e qëndresës. Ju po këndoni këngën e guximit. Ju jeni e ardhmja e këtij vendi. Ju do ta bëni Shqipërinë më të bukur, më të fortë dhe më të fuqishme në Ballkan dhe në Europë. Për këtë, ju përgëzoj dhe ju nderoj pamasë”, deklaroi pak ditë më parë aktori i madh.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.