Kurti: Serbia kaloi nga mohimi në adhurimin shtetëror të gjenocidit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismat e qeverisë së Edi Ramës, “Besën” dhe “PasqyrAl...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kan&...
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tr...
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skender Hita zhvilloi një takim në Shkodër me strukturat e drejtorisë ve...
Gazetari Julian Hoxhaj ka reaguar pasi emri i tij dhe emisioni “Plug”, pjesë e Syri TV, janë përmendur në një audiopë...
Qytetarët e Fushë-Arrëzit u helmuan një javë më parë nga uji i pijshëm. Lajmi konfirmohet nga Instituti i Shëndet...

Në tetor 1978, Kominati mekanik i Autoktraktorëve në Tiranë prodhoi traktorin e parë shqiptar tip DT-54, sipas modelit kinez të traktorëve me zinxhirë të asaj kohe. Praktikisht bëri montimin të
të gjitha pjesëve të traktorit kinez, të ardhura nga shteti i largët. Propoganda komuniste e shiti si prodhim real traktori, për t’i treguar botës se Shqipëria e vogël dinte të bënte gjëra të mëdha. Madje kryeministri i diktaturës Mehmet Shehu e ngau vetë për pak metra këtë traktor të montuar në uzinën në Tiranë.
1. Makina tregtare të lyera me bojë ushtarake dhe me grila dritaresh të shtuara
Pothuajse 48 vite më vonë, më 31 korrik 2026, Rama përuron me pompozitet dhe e deklaron “ditë historike” për ushtrinë një mashtrim të shëmtuar e të paturp.
I deklaron dhe i shet si “makina ushtarake të standardeve të NATO-s” të 37 mjetet ushtarake të quajtura “Ujku” dhe 3 kamionë vetëshkarkues të quajtur “Shkëmbi”, gjoja të prodhuar nga kompania “Timak Defense”, një strukturë në 20 përqind pronësi të KAYO-s korruptive të ushtrisë sonë dhe 80 përqind pronësi të kompanisë private “Timak” që monton pjesë alumini në automjete tregtare.
Qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se standardi minimal i NATO-s (standardi “STANAG 4569”, niveli 1), ofron mbrojtje nga zjarri i armëve të lehta, plumba të kalibrit të vogël, granatat e dorës dhe copat e predhave të pashpërthyera.
Të 37 makinat “Ujku” që “Timak Defense” i ka shitur ushtrisë shqiptare në korrik 2026 jane makina fuoristradë tregtare “Toyota LandCruiser 76”, të lyera me bojë ushtarake dhe me grila dritaresh të shtuara.
Toyotat që ka blerë ushtria shqiptare nga Timak nuk ofrojnë mbrojtje ndaj asnjë lloj arme zjarri. Madje as edhe nga armët më të lehta dhe me kalibra më të vegjël. Ndryshe nga sa gënjen dhe mashtron Rama, makinat “Ujku”, në aspektin e mbrojtjes së personelit, nuk përmbushin as edhe standardin më të ulët të NATO-s.
Këto makina mund të adaptohen për të ofruar mbrojtje ndaj personelit, madje për të arritur nivelin 1 të standardit të NATO-s (STANAG 4569), por kjo do të kërkonte që ato të modifikoheshin me xhama antiplumb dhe karroceri të blinduar. Timak nuk ka bërë modifikime të tilla.
Çfarë ajo ka shtuar makinave Toyota është lyerja me bojën tipike të kamuflazhit ushtarak, për t’u dhënë pamje ushtarake, montimi i grilave metalike në xhamat anësorë, si dhe një skarë/shinë në çatinë e tyre për të mbajtur pajisje. Si dhe ka zëvendësuar logon e Toyotës me logon e Timak Defense.
Nuk dimë se sa i ka kushtuar buxhetit të Shtetit blerja e një makine fuoristradë tregtare, me shtesat-paçaure të mësipërme, në krahasim me çmimin tregtar te automjeteve Toyota LandCruiser 76.
Dhe këto “shtesa” thelbësore, Rama i shet si prodhim automjetesh ushtarake të ushtrisë shqiptare! Të paktën Mehmet Shehu e montoi krejt në Uzinën e Autotraktorëve traktorin kinez tip DT-54! Kryeministri i diktaturës ishte, në këtë propagandë shterpë, më origjinal se kryeministri ynë i sotëm!
II. KAYO: strkturë korruptive e rrezikshme, me në krye një figurë të errët
Struktura ushtarake KAYO, prodhim i fundit i korrupsionit inovativ Rama, administron prokurimet, mirëmbajtjen dhe logjistikën e pajisjeve ushtarake të vendit, duke përfshirë armatime, mjete, municione dhe shërbime ushtarake.
Kjo e bën atë një nga nyjet më kritike të sistemit tonë të mbrojtjes. Çdo devijim nga ligji në këtë strukturë cënon gatishmërinë luftarake të ushtrisë, sigurinë e personelit ushtarak dhe besueshmërinë e Shqipërisë ndaj NATO-s.
Autokrati Rama, me figurën e errët Ard Veliu, që në krye të policisë sonë ka një përvojë negative dhe tregues tejet negativë performance, ka gjetur “shesh për të bërë përshesh” në mbrojtjen tonë dhe në industrinë tonë ushtarake.
Në korrik të vitit 2025, Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të gjerë ushtarake me Izraelin. Për shumë muaj ky nënshkrim u pa thjesht si një marrëveshje normale midis dy qeverive, për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes. Vetëm në fillim të këtij viti, u zbulua se marrëveshja nuk ishte një marrëveshje mes dy qeverive, por një biznes sekret qindra milionë dollarësh, i KAYO-s me kompaninë private izraelite “ES”. Të hetuar nga NATO për tendera të trukuar.
Në këtë biznes gërshetohet deliri i madhështisë së “Liderit Global”, Ramës, me korrupsionin galopant të sektit të tij, përmes Ard Veliut dhe KAYO-s, si dhe me mungesën e thekshme të përvojës në këtë fushë.
Denoncimet mediatike kanë ngritur pikëpyetje serioze për tendera të paracaktuar, ku fituesit duken të njohur para hapjes së procedurave, për mbivlerësim të pajisjeve ushtarake, shpesh me cilësi të ulët, për marrëveshje të mbyllura pa transparencë, nën justifikimin e “sekretit ushtarak” dhe konflikt të hapur interesi midis zyrtarëve të KAYO-s dhe kompanive private të huaja të furnizimit, sikurse është kompania “ES”.
Burime mediatike të huaja dhe vendase cilësojnë se qeveria shqiptare po shqyrton një skemë të ngjashme me atë të projektit “Smart City”, për të financuar faturën e rëndë që Shqipëria do t’i paguajë kompanisë private të huaj. Sipas këtyre burimeve, kompania e huaj do t’i gjejë vetë fondet me hua bankare, ndërsa Shqipëria do të garantojë kredinë e kompanisë me garanci sovrane shtetërore! Më tej, do të marrë përsipër shlyerjen e saj, duke përfshirë dhe interesat e majmë, për një kompani që sot po hetohet nga NATO për korrupsion me Agjencinë e tenderimeve të vetë NATO’s!!
Në allishverishet e Ramës me mbrojtjen shqiptare nuk hyn vetëm kompania private izraelite “ES”. Rama e ka edhe një “kumbar” tjetër ushtarak, sipërmarrësin shqiptaro-izraelit Ron Yeffet.
Biznesmeni me origjinë izraelite, me kompani të hapura në Shqipëri me kapital 100 lekë, më 17 qershor 2025, vetëm gjashtë ditë pasi sekti Rama, me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 322, hapi rrugën për bashkëpunimin e KAYO me kompani private në industrinë ushtarake, bleu brenda kësaj dite 49% të “TIMAK”, një shoqëri që gjatë vitit 2024 kishte deklaruar rreth 518 milionë lekë xhiro dhe 135.8 milionë lekë fitim para tatimit, për vetëm 49 mijë lekë. Po brenda kësaj dite, bleu edhe 49% të “TIMAK Special Vehicles”, përsëri për 49 mijë lekë, ndërkohë kur kjo kompani kishte realizuar gjatë vitit 2024 rreth 151.6 milionë lekë xhiro.! Menjëherë më pas, shteti ynë uli pjesën e vet nga 45%, në 20%, në kompaninë e përbashkët “TIMAK Defense” dhe KAYO derdhi 2.58 miliardë lekë ose 29 milionë euro tek “TIMAK Defence”.
Këto praktika të errta të Veliut me shokë, nën bekimin e Ramës, përbëjnë jo vetëm shkelje ligjore, por tradhti institucionale ndaj misionit të ushtrisë sonë! Korrupsioni në ushtri nuk matet vetëm me dhjetra miliona euro të humbura, por me pajisje jofunksionale në situata emergjente, me mungesë municionesh ose logjistike në momente kritike, me ulje të moralit të efektivëve dhe me humbje besimi nga aleatët tanë strategjikë.
III. KAYO: bankomat i Ramës dhe turp i Shtetit tonë!
Nëse korrupsioni në rrugë, shkolla apo spitale është krim ndaj qytetarëve, korrupsioni në ushtri është krim ndaj vetë Shtetit. Në emër të sigurisë kombëtare janë nënshkruar kontrata pa garë reale, me kompani me lidhje të drejtpërdrejta politike. Kjo nuk është keqmenaxhim, por skemë e organizuar vjedhjeje.
Nën flamurin e “sekretit ushtarak”, KAYO është shndërruar në një bankomat për klientelën politike të Ramës dhe të sektit të tij, ku tenderët shpërndahen, çmimet fryhen dhe cilësia sakrifikohet.
Sekreti ushtarak nuk është licencë për korrupsion! Ai nuk mund të përdoret për t’i mbyllur gojën medias dhe opinionit publik, për të shmangur auditin dhe për të fshehur kontrata të dyshimta.
Shqipëria është anëtare e NATO-s, por paçavuret e “prodhimeve ushtarake” të Timak Defense dhe korrupsioni i KAYO-s me kompaninë private izraelite “ES”, na shndërron në një republikë bananesh. Aleatët tanë kërkojnë transparencë, integritet dhe llogaridhënie. Çfarë marrin? Heshtje, mjegull dhe arrogancë zyrtare.
Çfarë mesazhi u dërgojmë partnerëve strategjikë, kur pajisjet ushtarake mund të rezultojnë pa standardet minimale të mbrojtjes së personelit të NATO-s, të amortizuara, me kontrata të fryra dhe me përgjegjësit të paprekshëm?
Si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria matet jo vetëm për buxhetin e mbrojtjes, por për integritetin e strukturave të saj. Çdo aferë korruptive e KAYO-s dëmton reputacionin ndërkombëtar të vendit, ndërkohë që goditjen më të madhe e ndiejnë ata që mbajnë uniformën çdo ditë.
KAYO nuk është thjesht një strukturë ushtarake nevralgjike– është testi i fundit i seriozitetit të shtetit tonë. Ose luftojmë korrupsionin edhe aty ku është më i rrezikshëm, ose pranojmë se ushtria është kthyer në plaçkë politike. Dhe një shtet që lejon vjedhjen në ushtri, ka hequr dorë nga vetëmbrojtja.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas intervistës së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dh...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka kritikuar çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri, duke e cilësuar si një fak...
Gazetarja e CNN, Isa Soares ka treguar sërish mbështetje ndaj protestës së qytetarëve shqiptarë, të cilët vijojnë...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka reaguar pas publikimit të një audio-dëshmie të...
Sezoni i ri politik duket se ka nisur shumë përpara afateve të zakonshme, duke u zhvilluar në një gusht të mbushur me kriza t&eu...
Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot shkarkimin e Evis Salës nga detyra e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, dhe ...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj lidhur me kompaninë...
Pas deklaratave të bujshme të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, të cilat tronditën opinionin publik, një hije e fort...
Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë punimet parlamentare ditën e sotme në orën 17:00. Sipas urdhrit të firmosur nga ...
Qytetarët do të mblidhen sot në shesh për të 101-tën ditë në revoltën e tyre kundër qeverisë së Ed...