Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
POLITIKE

"Bukë dhe cirk’, Korreshi: Miliona për koncertin e Kanye West, PD do të kallëzojë në SPAK përdorimin e fondit të emergjencës

P
Piranjat13 July 2026, 08:58 · 6 min lexim
"Bukë dhe cirk’, Korreshi: Miliona për koncertin e Kanye

I ftuar në emisionin "Kafe Shqeto", deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, hodhi akuza të forta ndaj qeverisë për mënyrën se si janë përdorur fondet publike për organizimin e koncertit të Kanye West në Tiranë.

Korreshi tha se fondi rezervë i emergjencave është shfrytëzuar për të financuar aktivitetin, ndërsa administrate është angazhuar për të mbushur stadiumin me punonjës të pastrim-gjelbërimit dhe përfitues të ndihmës ekonomike, pasi biletat nuk po shiteshin. Deputeti e krahasoi situatën me filozofinë "bukë dhe cirk", duke thënë se qeveria po përpiqet t'u largojë vëmendjen qytetarëve nga problemet reale përmes spektakleve të kushtueshme.

Fjala e plotë:

Siç e shikoni, do të thotë se nuk kishte bileta për t'u shitur. Zakonisht ndahen për çdo gjë, ata me ndihmë ekonomike, në mënyrë që t'ua mbushin barkun bosh, t'ua marrin mendtë, edhe ua kanë çuar të gjitha atyre. Domethënë, nuk po gjenin njerëz me autobusë, me çdo gjë; punëtorët e pastrimit apo të gjelbërimit e të tjera me radhë, që, meqë s'punojnë, se pastrim e gjelbërim s'ka, i çuan të gjithë te Kanja, çfarë e kishte... Kanye West-i. Domethënë, këtu u bë: më mirë t'ua kishe dhënë ato lekë këtu, atyre të gërnetës së Myzeqesë, sesa t'ia jepje Kanye West-it.

Domethënë, po e nis nga kjo e para njëherë. Më kujtohet një prapaskenë e filmit Gladiatori, kur, në momentin që perandori hap lojërat, dy senatorë flasin me njëri-tjetrin dhe thonë: "Po i çon drejt shkatërrimit", thotë njëri, "dhe ky po e bën në mënyrën më të bukur të mundshme", duke iu referuar momentit kur nisi luftërat e gladiatorëve, pra kur organizoi 150 ditë lojëra. Kështu që e njëjta gjë po ndodh edhe me shoqërinë tonë.

Ne nuk pyesim për fondin e emergjencës. Nuk dua as t'ia di fare se çfarë parashikon ligji për fondin e emergjencës. Për ne është e rëndësishme të kënaqet paria, si në kohët e vjetra, ndërsa pjesa tjetër, njerëzit që s'kanë bukë, marrin 27 mijë lekë në muaj ndihmë ekonomike. Për bujqit që po hedhin selinonë e të tjera, ka vajtur domatja me 60 lekë kilogrami, s'i rimburson njeri; vetëm Kosova jep 100-qindarkëshin, pra 110 lekë për kilogram, e të tjera me radhë.

Si këto ka kaq shumë e shumë gjëra ku mund të kanalizoheshin këto lekë. Se ka një fond emergjence; mund të quhet edhe spitali i Lushnjës. Meqë më kujtohet Lushnja, po merrem me këtë pjesë tani. Aty, me 4 milionë lekë, mund të gjenin zgjidhje për të gjithë 250 mijë qytetarët e Lushnjës e Divjakës, që sot rrinë nëpër pluhurin e atij qyteti. Stallë derrash është, në mënyrën se si është ai spital. Kështu që, për mua, thjesht do të hiqet vëmendja dhe do të tregohet që njerëzit këtu, për ironi të fatit...

E para njëherë, sot, në dijeninë time, do të bëhet një kallëzim penal nga Partia Demokratike dhe është për t'u përshëndetur. Do të dorëzohet në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me fondin rezervë. Fondi rezervë është vetëm për raste emergjente. Raste emergjente janë rastet e tërmeteve, të shirave, të përmbytjeve apo, ku di unë, të zjarreve e të tjera me radhë. Ka shumë e shumë mënyra ku mund të përdoret, por jo vetëm kaq. Mund të jetë edhe në momente të vështira, qoftë për bujqësinë, qoftë, ku di unë, për të gjitha llojet e momenteve të tjera në jetën e njerëzve, ku mund të kanalizohet, por jo për tallava.

S'ka një fond emergjence. Emergjencë nuk është se njerëzve u mungon tallavaja. Sot hap YouTube-in dhe shikon Kanye West-in aty; nuk e di pse duhet të ndodhte kjo. Kur e gjithë Evropa e përzë këtë njeri, pavarësisht bindjeve të tij e të tjera me radhë, që është arsyeja kryesore, dhe nuk i ka ardhur keq, pra ata shkojnë përtej kësaj. Në momentin që nuk ka lidhje me atë çfarë shteti i tyre përfaqëson dhe ai, në kontekstet e tij, me veshjet e tij dhe me simbolikën e tij, jep diçka antisemite, atëherë patjetër që Evropa do ta përzërë, kurse neve na vika keq.

Për mua janë... nuk e di çfarë mund të dalë pas kësaj pjese, por, e para dhe më e vogla e gjithë kësaj gjëje, për mua është pikërisht që t'ia mbajnë mendjen këtij mileti me tallava. Dhe më e rënda është se aty do të mbijnë kullat pas çmontimit të stadiumit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.