Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Seanca në GJKKO/ Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat e mia me avokatin në burg “Protestat masive shpërthyen kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes”/ Analiza e Ditmir Bushatit: Kërkesat e ... Gjeorgjia mund të humbasë regjimin e saj të udhëtimit pa viza me Bashkimin Evropian Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan, nga flakët digjet edhe një automjet tjetër Nga Nuredin Dumani, Henrik Hoxha e Erion Alibej, SPAK lexon pretencën për të pandehurit e “Plumbit të Artë”... Humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan, publikohet fotoja e 69-vjeçarit që u gjet i p... Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, ekspertët: Pallati duhet shembur! Studentët çojnë në Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat Shpërthimi i bombolës së gazit shkaktoi dy viktima dhe shkatërrime të rënda, ekspertët e Institutit të Ndër... Tabaku: Shqiptarët kërkojnë më shumë Europë, Rama më shumë pushtet Krimi në Bulqizë/ Gruaja dhe djali të dyshuar për vrasjen e 61-vjeçarit, flet banori: Jemi të tronditur. Fa... Detaje/ Kush është “i forti i Saukut” që u arrestua sot në Tiranë, zbardhet e shkuara kriminale
POLITIKE

“Burg, burg”/ Aktivisti: Qeveria ka nisur numërimin mbrapsht

P
Piranjat 7 August 2026, 20:55 · 1 min lexim
“Burg, burg”/ Aktivisti: Qeveria ka nisur numërimin mbrapsht

Aktivisti Edison Lika ka marrë fjalën në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, ku protestuesit janë mbledhur për të 69-ën ditë radhazi, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e tij, Lika deklaroi se protesta vijon të ruajë të njëjtën energji si në ditën e parë, pavarësisht kohëzgjatjes së saj.

“Rama në burg, Belinda në burg. E kush do ta mendonte që pas 69 ditësh rezistencë, ky shesh do të kishte të njëjtën energji si ditën e parë”, u shpreh ai.

Aktivisti iu përgjigj edhe zërave që, sipas tij, kanë parashikuar zbehjen e protestës me afrimin e shtatorit.

“Dhe atyre që thonë se këtë protestë nuk e zë shtatori, u themi: e keni gabim. Rama dhe qeveria e tij kanë nisur numërimin mbrapsht. Dorëheqje!”, deklaroi Lika. Në përfundim të fjalës së tij, ai ftoi protestuesit të brohorisnin në kor sloganin: “Rama, jep dorëheqjen!”, i cili u përsërit nga të pranishmit para godinës së Kryeministrisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.