POLITIKE

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Korrik 2026, 22:17
Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar

Analisti Andi Bushati deklaroi se debati për koncertin e Kanye West është përdorur nga qeveria për të zhvendosur vëmendjen nga protesta kundër kryeministrit Edi Rama. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, ai u shpreh se çështja kryesore nuk është koncerti, por kërkesa e një pjese të qytetarëve për largimin e Ramës.

Bushati kritikoi përdorimin e fondeve publike për organizimin e koncertit, duke theksuar se kryeministri duhet të japë llogari për mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve. Sipas tij, qeveria po krijon debate dytësore për të shmangur përballjen me pakënaqësinë qytetare.

Analisti shtoi se protestuesit kërkojnë përgjegjësi për menaxhimin e financave publike dhe se, sipas tij, mënyra si Rama ka reaguar ndaj protestës vetëm sa u ka dhënë qytetarëve më shumë arsye për të vijuar mobilizimin kundër qeverisë.
Bushati: Është qesharake po puna është të përpiqemi të kuptojmë ose të amëndojmë që pse kemi arritur në këtë qesharakllëk. Po të shikosh dy ditët e fundit, nga gazetari më i parëndësishëm i Ramës e deri te deputeti më i rëndësishëm i Partisë Socialiste, me sa u duk ishin urdhëruar: duhet folur vetëm për koncertin. Ndërkohë që shoqëria shqiptare sot ka një konflikt tjetër. Një grup, një pjesë e madhe që kërkojnë shporrjen e Ramës, dhe një grup tjetër që thotë jo me Ramën. Rama po bën ç’është e mundur ditë pas dite, njëherë me iranianët, njëherë me rusët, njëherë me grekët, për të hequr vëmendjen nga një problem që një pjesë e madhe e Shqipërisë i thonë ‘ej, jemi deri këtu me ty, nuk të duam më’. Dhe po të shikosh polemikat rreth koncertit, janë në masë më të madhe polemikat që u bënë për koncertin e Ylli Limanit.

Pra është e njëjta teknologji, që mendjen te koncerti, jo te çështja kryesore: duhet të ikë apo jo Rama. Dhe në këtë, koncerti u përdor siç po përdoren, e kupton? Njëherë del një biznesmen, thotë ‘mos më hoqën yjet’, dhe merret gjithë shoqëria ‘duhen yjet apo s’duhen yjet’. Pastaj del një gazetar, a sulmohen kështu gazetarët? Dhe duket sikur problemi është me gazetarët.

Tani po të duash në protestë kap ti edhe 5 njerëz që mund të kenë thënë që bojkotojeni, gjuajeni me gurë Kanye West-in. Po edhe unë mund të kap 5 njerëz kishte ditët e fundit që e bënin copë Dua Lipën, vetëm se tha gjënë më të thjeshtë në botë: ore është mirë që një qeveri të konsultojë popullin e vet para se të ndryshojë ligjet. Pra, puna është mos merresh me disa ekstrem qoftë nga një palë, qoftë nga pala tjetër. Rama merret me disa ekstrem dhe thotë ‘ja, ju po na prishnit koncertin’.

Aty s’ju shitën biletat, dhe nuk ju shitën biletat prej protestës. Nuk ju shitën biletat se aq ndoshta nivel ka Shqipëria. Nuk mund të shkojnë në një vend ku 60% e popullsisë nuk bëjnë dot javë pushime, jo të paguajnë nga 120 euro bileta. 120 minimumi ishte. Pra, në këtë kuptim ajo që bën Rama është thjesht hapja e një polemike fallco për t’ia mbivendosur problemit real. Që është: o duhet të ikë, o s’duhet të ikë. Dhe kjo duhet debatuar. Për mua duhet të ikë sepse që nga mënyra si thotë… shih gjithë diktatorët. Të gjithë diktatorët në fund të tyre gjejnë agjentë, gjejnë probleme që ‘ou u hap kjo, u hap ajo’. Pra edhe në fjalor edhe në të gjitha duket që është një njeri i mbaruar në fund të kurbës së vet.

Domethënë, se e kemi këtë debat ne të këtyre biznesmenëve me pesë yje. Pysni kë të doni, një shoqëri aksionere që vendos një CEO, një drejtor kompanie. Do e shkarkoni brenda ditës drejtorin ose CEO-n po t’jua administronte paratë kështu. Edi Rama është CEO i gjithë taksapaguesve të Shqipërisë. Gjëja që e ka detyrim, nuk e ka për qejf, është që t’ju shpjegojë gjithë pyetjet që bëri Shkullaku. Pra, pse unë paratë tuaja po i përdor kështu? Dhe njerëzit sot janë në rrugë pikërisht për këtë, sepse ka njeri që thotë, ‘unë paratë që ju vjedh juve nga xhepat i përdor si të më dojë qejfi’. Sa për kanoçen, sa për të bërë Kopshtin e Edenit në Kryeministri, sa për inceneratorët, sa për koncesione në shëndetësi e të tjerë e të tjerë. Pra, në atë kuptimin tim, mënyra se si Rama u soll me këtë koncert, e zhvlerëson dhe atë pak reflektim që ka thënë që ‘dëgjoj unë protestë, keni disa sorra e korba, por unë mesazhin e protestës e kam marrë dhe unë do reflektoj’.

Fakti që ky edhe në mes të protestës prapë i thotë të gjithë shqiptarëve: ‘Ore, paratë tuaja janë të miat dhe unë jua vjedh nga xhepat ju dhe i përdor si të dua’, se kjo është fabula e dhënies të këtij 4 milionëshi, atëherë ky i ka dhënë atyre njerëzve një motiv më shumë për të protestuar, një motiv më shumë për të kërkuar Ramën në burg, për të sharë, për të djegur, për të bërë çfarë të duan. Sepse është pikërisht zymtësia e pushtetit që nuk do ta dëgjojë mesazhin që i vjen nga njerëzit dhe nga votuesit e vet. Lenc, në qoftë se ke ndonjë gjë për këtë temë.

Dhe të gjitha këto janë të interpretueshme. Puna dhe thelbi i kësaj lidhet direkt me thelbin e protestës. Nuk ke më mandat, o zotëri, të tallësh trapin me paret e qytetarëve. Pra, prandaj njerëzit janë në rrugë. Ky vazhdon. Domethënë, Rama ka zgjedhur një rrugë, them unë: o ta mbysi protestën me dhunë, me forcë, me gjak, ose protesta ta tërheqi zvarrë. Rama nuk ka lënë më zgjidhje demokratike në këtë vend, që mund të japësh dorëheqjen, mund të bëhen reforma, mund të shihen zgjedhje. Rama o do i mbysi ata me gjak, o do përgjaket vetë. Kjo është rruga që po i jep ai zgjidhjes të këtij konflikti të ri që ka lindur në vend.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan