Bushati: Protesta e plaku, zvogëloi dhe karikaturizoi fytyrën e pushtetit të Ramës

Gazetari Andi Bushati, ka analizuar 54 ditët e protestës së qytetarëve. I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, Bushati tha se dhuna që po tregon pushteti ndaj protestuesve paqësorë, tregojnë se kryeministri e ka kuptuar që nëse largohet nga karrigia, përfundon "te Veliaj", pra në qeli.
Bushati tha se ngjarjet e fundit kanë treguar se nuk mund të ketë zgjidhje paqësore.
Bushati: Këto dy muaj na surprizuan të gjithëve, me faktin e efektit surprizë që krijuan. Kam qenë nga ata që isha i bindur se vegjetojmë në autokraci. Tregoi se ka një masë të madhe njerëzish, ndryshe nga çfarë thoshte Rama nuk ju ngrefet, tregoi se duan të drejta, liri , baraza. Efekti i dytë, ishte që në një mënyrë shumë të habitshme, e plaku e zvogëloi, karikaturizoi fytyrën e këtij pushteti, që është Edi Rama. Rama krahasohej deri dje me Berishën, sot krahasohet me qytetarët. Shikoni fjalorin, lëvizjet, dhunën, duket më keq se lidërt e byrosë në 90-tën. Mund të qëndrojë në karrige, por është lider pa diskurs. Një njeri që gjen agjentë nga Irani, Rusia, etj. Ndërkohë BBC, CNN, The Guardian, Le Monde, tregojnë histori tjetër.
E treta, e plaku edhe ia humbi totalisht besueshmërinë, një lloj kaste intelektualo-mediatike që qëndronte rreth Ramës. Ata që e mbronin, e mbronin që ne nuk duam Saliun. Pra Rama është i keq, por përballë Saliut është më i pranueshëm. Sot kur të gjithë këto skalione mediatike të paguara nga Belinda te inceneratorët, treguan se janë kundër protestës, u zverdhën në sytë e publikut si ushtarë të Ramës. Kjo protestë tregoi se jemi përballë një autokracie të dhunshme. Kur shalonin në drru protestat e Bashës, ata te 5 maji, ata të unazës së re, thoshin opozitë e vjetër, zaptues pronash. Por kur ushtrojnë dhunë ndaj disa të rinjve që godasin me vezë, maksimumi shoferët do të lanin makinat e deputetëve.
Të tregosh shkop gome, ti tërheqësh njerëzit zvarrë, me spraj dhe gaz, vetëm se kanë ndotur një makinë ministri, e kuptoni përballë ç’shtet autoritar dhe të dhunshëm jeni.
Dhuna po përshkallëzohet, tregon se sado paqësore të jetë protesta, nuk do të ketë zgjidhje paqësore të kësaj krize. Një shtet i dhunshëm… Rama e ka problemin me veten. Edi Ramën e mban burgu. Ai e di që ose në karrigen e kryeministrit, ose pranë Erion Veliajt. Ia ka hequr vetes mundësinë për zgjidhje paqësore.
Lexo edhe
POLITIKE
“Po flas për ata anëtarë të PS që ishin në protestë”, Rama ndryshon strategji me protestuesit, përgatit fjalimin live nga bulevardi...

Nesho: Kur populli del në rrugë, pushteti ka marrë fund

Dhjetëra të shoqëruar nga protesta/ Blushi shkresë zyrtare Lamallarit dhe Hitës: Jepni llogari për dhunën çnjerëzore

Këlliçi: 430 milionë euro kemi dhënë për drejtësinë nga 2019, SPAK rikuperoi ZERO para korrupsioni

Ish-deputetja socialiste Ledi Shamku denoncon arrestimet e dy aktivisteve pas protestës

PD dënon bilancin alarmant të dhunës kundër protestuesve dhe kërkon hetim: Rama është çakorduar

Artan Fuga-Taulant Ballës: Kujdes se do të të ngulin ndonjë bisht çadre që të mos dish ku të vesh

VIDEO/ Tensione në Kuvend, Bardhi tenton të lagë me ujë Ramën





