Bushati: Rama me "një këmbë në varr"! Po bën çdo gjë për të shpëtuar lëkurën

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se përpjekjet e kryeministrit Rama për të shuar protestën duke e përçarë atë, janë të kuptueshme pasi ai sot është “me këmbë në varr”.
“Përballë kësaj proteste është kollaj ta kritikosh Ramën. Mendoj se në kushtet ku gjendet është reagim më i mirë i mundshëm. Ai ka kuptuar që çfarëdo të thotë, ka një numër masiv shqiptarësh që as nuk duan ta dëgjojnë. E ke parasysh, zihesh me njeri, një mik, bashkëshorten, dhe ajo të jep argumenta, ti thua vetëm boll më.
Si vepron një njeri që i bie në fytyrë shprehja boll më se nuk dua të të shoh me sy?
Rama po synon të përçajë ata që i thonë boll më se nuk të durojmë dot.
E dyta, po mundohet të krijojë një ndarje apo luftë civile midis një pjesë të shoqërisë dhe atyre që i thonë boll se nuk të durojmë dot më. A mund ta gjykojmë një njeri që është më një këmbë në varr? Çdo njeri në këto kushte do të bënte çështë e mundur për ta nxjerrë këmbën nga varri.
Rama është në mision të shpëtimit të lëkurës dhe i justifikohet çdo gjë në këtë situatë”, deklaroi Bushati.
Lexo edhe
POLITIKE
Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes

Për vendime anti-shqiptare, ‘shpallet në kërkim’, Rama, Balluku dhe Balla

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës, qeveri teknike dhe ndryshime kushtetuese

I riu në protestë: Një person vajti në burg se ndërtoi një depo uji, Belinda Balluku është jashtë për vjedhjen e 50 milionë eurove!...

Protestuesit këmbëngulin te kërkesat e tyre: Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme

Ja sa është pasuria e familjes së kryeministrit Rama për vitin 2025

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës





