Tensione para Parlamentit. Protestuesit rrethojnë deputetin e PS: O hajdut
Tensione janë regjistruar para ambienteve të Parlamentit. Protestues të shumtë shihen teksa kanë rrethuar deputetin e PS-së në...
Tensione janë regjistruar para ambienteve të Parlamentit. Protestues të shumtë shihen teksa kanë rrethuar deputetin e PS-së në...
Një realitet i hidhur vjen në protestën që po mbahet për ditën e 19. Një protestues tha se fshati i tij nuk kishte ujë. ...
Protesta e ditës së sotme ka marrë një drejtim të ri. Gjatë ditëve të kaluara marshimi ka qenë nga sheshi “Sk...
Ndërkohë që ka nisur mbledhja e qytetarëve për protestën e 19 ku kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqje e kryemi...
Opozita bojkoton seancën e Kuvendit, në sallë vetëm Shehaj. Mazhoranca bëhet gati për miratimin e amnistisë. Peleshi dy mas...
Ditët e para të protestës në Tiranë u bojkotuan nga mediat vendase, por tërhoqën menjëherë vëmendjen e mediave...
Ngjarja tragjike që i mori jetën 21-vjeçarit shqiptar Samir Fermaca në Itali, po merr një tjetër kthesë, teksa një d&e...
Këto ditë, vëmendja globale është përqendruar te një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë, Kupa...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur këtë të enjte vendimin për dy nga emra...
Trafiku në Ngushticën e Hormuzit duket se është rritur sot, me disa anije që kalojnë nëpër ngushticë në rrug...
Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, avokati i tij Kujtim Cakrani u shpreh se mbrojtja do të kërkojë thirrjen e rreth 150 dëshmitarëve në proces.
Ai theksoi se mes tyre përfshihet edhe kryeministri Edi Rama, i cili konsiderohet një dëshmitar kyç për disa prej episodeve të dosjes penale, veçanërisht për periudhën 2009–2013, kur ka pasur bashkëqeverisje dhe zhvillime që lidhen me akuzat e ngritura nga prokuroria.
Cakrani tha se mbrojtja synon t’i paraqesë gjykatës prova dhe dëshmitarë që, sipas tij, do të ndihmojnë në sqarimin e plotë të çështjes dhe në garantimin e një procesi të rregullt ligjor për klientin e tij.
Ai shtoi se seanca e sotme ka qenë e tensionuar, e shoqëruar me debate me prokurorin dhe masa ndëshkimore ndaj mbrojtjes, ndërsa theksoi se kërkesa për dëshmitarë synon të sjellë një panoramë më të gjerë të zhvillimeve që lidhen me dosjen në fjalë.
Cakrani:Të një të kaluare tjetër, të një drejtësie tjetër, dhe kështu që kjo ka qenë për sa i përket debatit që ne kemi patur me prokurorin. Për sa i përket pjesës tjetër që ka zgjatur seanca, ne sot duhet të bënim ne, avokatët duhet t'i parashtronim pretendimet tona. Ne sot nuk arritëm dot t'i përfundonim. Unë dhe zoti Meta folëm vetëm për episodin e CEZ DIA, sepse ju e dini që në akuzë janë disa episode, dhe nuk arritëm dot të përfundonim që të kishim mundësi t'i paraqisnim gjykatës provat me dëshmitarë që ne kërkojmë të merren. Dhe siç ju e dini, provat me dëshmitarë janë ato të cilat do t'i japin një drejtim dhe pafajësi këtij procesi gjyqësor zotit Meta, të cilat nëse gjykata do t'i pranojë në seancën tjetër që ne do t'i kemi gati provat me dëshmitarë, pa dyshim që do jenë shumë të rëndësishme dhe lista jonë do jetë publike për ju, duke nisur që nga kryeministri, zoti Rama, dhe për të vazhduar me të gjithë personazhet e tjerë të cilët kanë qenë pjesë e këtij hetimi, por nuk janë thirrur dhe nuk janë pyetur si persona që kanë dijeni. Por ne jemi të detyruar t'i thërrasim për shkak të procesit të rregullt dhe për shkak të dhënies gjykatës mundësinë që ajo të krijojë dhe një optikë të gjerë për sa i përket zhvillimeve që ka patur prej viteve 2009-2013 dhe në vijim derisa ka qenë në aleancë me zotin Meta.
Gazetari: Zoti avokat, a ka një shifër sa do të jetë numri i dëshmitarëve që do të kërkoni në proces?
Cakrani: Ne mund të, bashkërisht me të gjithë dëshmitarët që ka kërkuar organi i akuzës, do të jenë aty tek 150. Dhe besoj se ne do t'i arsyetojmë gjykatës, pra kush është qëllimi i thirrjes së këtyre dëshmitarëve, dhe besoj që gjykata do t'i pranojë sepse ne do ia paraqesim edhe me video që zoti Rama është person kyç për të paktën dy-tre episode që duhet të thirret dhe të vijë të flasë. Tani ne nuk duam që të bëjmë një proces për çifligas, sepse dhe opinioni publik duhet të informohet. Më vjen kam keqardhje të madhe për gjykatën e cila ju nuk ju ka lejuar të filmoni apo të fotografoni apo të inçizoni procesin gjyqësor. Megjithatë, kjo është një betejë që duhet ta bëni ju. Por ju e kuptoni arsyet e vërteta kush janë që nuk pranohen as mediat të filmojnë, të fotografojnë apo të inçizojnë procesin gjyqësor, sepse duan patjetër që ta fshehin aty dhe mos të bëhen publike relatimi ynë si përfaqësues ligjor, por pa dyshim edhe ato që thotë zoti Meta në atë, në fjalën e tij si person i cili e merr fjalën vazhdimisht.
Gazetari: Avokat, ish-presidenti i Republikës pati pretendime sot për një anshmëri nga ana e kryesuesit të trupës gjykuese dhe madje ju edhe u gjobitët, morët një masë administrative nga gjykata.
Cakrani: Debati gjyqësor ju e patë ishte i tensionuar sepse tensioni lind jo nga ne se ne nuk kemi dëshirë as të tensionojmë as të kundërshtojmë gjykatën, dhe pa dyshim nuk kërkojmë, nuk duam që të gjobitemi. Por kur prokurori vjen aty dhe flet apo relaton fakte që nuk qëndrojnë, dhe kur pyetet nga gjykata apo qoftë dhe nga kundërshtitë tona, ai thotë që këto janë perceptim ose deduksioni ynë, unë mendoj se ia vlen edhe gjoba prej 300 mijë lekësh, madje për një proces të rregullt ligjor dhe për të vendosur në shinat e një drejtësie pa dyshim të shtetit të së drejtës, mendoj se ia vlen edhe 300 mijë dhe 1 milion lekë kur është fjala për të kërkuar të drejtën qoftë procedurale por të drejtat për një proces të rregullt ligjor.
Gazetari: Zoti Sakrani, zoti Meta theksoi që vite më parë kishte arritur të mundësonte një takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe foli për të takuar një senator me lobim, dhe preku çështjen e individualizimit të përgjegjësive apo të veprimeve, çfarë nënkupton kjo?
Cakrani: Po sepse në një proces penal pa dyshim që individualizimi i përgjegjësisë është shumë i rëndësishëm. Nuk mundet ta marrësh apriori edhe kur është grup i strukturuar kriminal, pa dyshim individualizohet roli i çdokujt në aktivitetin kriminal, dhe detyrimisht zoti Meta i kërkoi gjykatës dhe me anë të gjykatës prokurorit që ata të individualizojnë rolin e çdokujt në këtë akuzë. Dhe pa dyshim ku janë emailet, mesazhet, telefonatat, takimet, dhe çdo lloj veprimi që ka kryer zoti Meta qoftë për episodin CEZ DIA, qoftë për sa i përket lobimit, çështjes së lobimit, për sa i përket ligjit të minierave, të Plusit, apo të çdo lloj episodi tjetër që ka aty. Gjithashtu është shumë e turpshme që gjykata, prokuroria relaton edhe pushimet apo pagesat shëndetësore të zotit Meta, sepse kanë qenë pagesa modeste, si çdo njeri që bën, edhe check-upin jashtë Shqipërisë, dhe ato është shumë e turpshme që ti sot t'i kujtosh dhe t'i sjellësh në vëmendje dhe në fund thua që ne nuk kemi ngritur akuzë për këto. Po në momentin që ti nuk ngre akuzë për këto çështje, përse i sjell në akuzë këtë? Prapë pse i relaton në akuzë? Sepse duan patjetër që opinioni publik të mësojë edhe shpenzimet shëndetësore të zotit Meta, të familjes së zotit Meta, dhe të zonjës Kryemadhi. Prandaj ne kemi kundërshtuar fort dhe do vazhdojmë të kundërshtojmë pavarësisht se gjykata ne do na...
Një incident i raportuar në ambientet e Bashkisë së Orikumit ka rikthyer në vëmendje standardin që Kryeministri Edi Rama ka d...
Në vitin 2002, Edi Rama, asokohe kryebashkiak i Tiranës, deklaronte se jetonte në dhomën e lënë bosh nga vëllai i tij q&eum...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit duke u shprehur se edhe ata të cilët dolën në protestë në mbrojtje t&e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi për mediat jashtë Kuvendit se përpjekjet për heqjen e statusit të tij &ld...
Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar emrat e zyrtarëve që kanë qenë në takimin e Arubas, ku persona që tashmë janë n&...
Kreu demokrat i kërkoi gjatë fjalës së tij në kuvend, Damian Gjiknurit që të shpjegonte prezencën tij në Aruba. &...
Tensione në sallën e Parlamentit ditën e sotme. Gjatë punimeve plenare në Kuvend, opozita është çuar në kë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzoi nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme (18 qershor) kryeministrin Edi Rama se e ka kthyer Shqipërinë n&eu...
Kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar sërish që Kuvendi të trajtojë kërkesat e protestuesve. Berisha tha se Rama duhet të hiqet...
Sot mbahet seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca pritet të nisë në orën 10:00. Në rend dite janë disa i...