Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
POLITIKE

Cërriku kundër reformës territoriale, banorët firmosin peticionin: Nuk pranojmë bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

P
Piranjat10 August 2026, 22:33 · 2 min lexim
Cërriku kundër reformës territoriale, banorët firmosin

Banorë të shumtë të Cërrikut janë mbledhur pasditen e sotme në sheshin kryesor të qytetit, ku kanë firmosur një peticion kundër reformës së re administrativo-territoriale, e cila parashikon bashkimin e Bashkisë Cërrik me Bashkinë e Belshit dhe atë të Elbasanit.

Qytetarët shprehen se do ta vijojnë qëndrimin e tyre kundërshtues deri në një rishikim të vendimit, duke kërkuar që përpara çdo ndryshimi të merret edhe mendimi i banorëve përmes një procesi të konsultimit publik.

Një pjesë e qytetarëve shprehen të zhgënjyer me vendimin e qeverisë, duke thënë se ndër vite i kanë besuar Partisë Socialiste. Sipas tyre, bashkimi i Cërrikut me Elbasanin do t’ua vështirësojë ndjeshëm jetën, pasi për shërbime, dokumente apo problematika të ndryshme do të duhet t’i drejtohen Bashkisë së Elbasanit.

Banorët argumentojnë gjithashtu se Cërriku nuk ka lidhje administrative dhe sociale me Elbasanin dhe se qyteti ka një numër të konsiderueshëm banorësh, më të lartë se disa bashki të tjera që kanë vijuar të qëndrojnë si njësi të pavarura vendore.

Ata paralajmërojnë se protestat dhe aksioni qytetar do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim. Në një kohë të shkurtër, banorët thonë se kanë arritur të mbledhin një numër të konsiderueshëm firmash në mbështetje të kësaj kauze.

Sipas tyre, procesi është shoqëruar edhe me mesazhe që ata i konsiderojnë kërcënuese ndaj qytetarëve që i janë bashkuar kundërshtimit të reformës territoriale.

Banorët e Cërrikut kërkojnë që vendimi të rishikohet dhe që çdo ndryshim i hartës territoriale të bëhet vetëm pas konsultimit dhe marrjes së miratimit të komunitetit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.