Cilësohet si bastion i së majtës, por i dha ‘shuplakë’ PS-së/ Ironia therëse për Ramën nga protesta: Kur të dogji Poliçani, të ka djegur gjithë vatani!

Protesta qytetare para Kryeministrisë ka hyrë sot në ditën e saj të 62-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar të përcjellin mesazhet e tyre përmes pankartave.
Në mesin e tyre kanë spikatur disa pankarta me tone ironike dhe kritike ndaj qeverisë, ku ndër të tjera shkruhej: “Kur të dogji Poliçani, të ka djegur gjithë vatani” dhe “Paska burra Poliçani, po ju çfarë prisni”.
Përmes këtyre mesazheve, protestuesit kanë shprehur qëndrimet e tyre mbi zhvillimet politike dhe pakënaqësitë ndaj qeverisjes, ndërsa kanë bërë thirrje për reagim qytetar.
Tubimi para selisë së qeverisë vijon prej 62 ditësh, me pjesëmarrësit që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në disa prej politikave të qeverisë. Kujtojmë se dje Poliçani u ngrit në protestë kundër projektit të PS-së, për reformën territoriale, që e shkrin këtë bashki, duke e bashkuar me atë të Beratit.
Lexo edhe
POLITIKE
Qytetari në protestën e 62-të: Reforma Territoriale po sjell shpopullim, duam t’i japim fund sistemit të korruptuar dhe plaçkitës!

Revolta popullore! Aktivisti thirrje socialistëve: Ngrihuni në protestë kundër Ramës, digjini teserat e partisë!

“Duam dorëheqjen e Ramës”/ /Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba e sorra kundër korrupsionit

“Poliçani, i dha goditjen e fortë, se ishte dhe “zemra” e PS”, qytetari: Protestat e gushtit do t’i sjellin dhe fundin e Ramës

“Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar!”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

FOTOLAJM/ “Kush e heton peshkun e madh?”- Protestuesit ironizojnë lirimin e Ilir Beqajt

Nga Platoni te betoni!

62 ditë revoltë! Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, nis mbledhja e qytetarëve në sheshin "Skënderbej"





