POLITIKE

Courrier des Balkans: Financimi i koncertit të Kanye West ndez revoltën në Shqipëri

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Korrik 2026, 18:14
Courrier des Balkans: Financimi i koncertit të Kanye West ndez

Media franceze Courrier des Balkans i ka kushtuar vëmendje polemikave që kanë shpërthyer në Shqipëri për financimin me rreth 4 milionë euro nga fondet publike të koncertit të reperit amerikan Kanye West.

Artikulli sjell protestën e artistëve dhe aktivistëve para Ministrisë së Turizmit, të cilët e cilësuan institucionin “Ministria e Turpit” dhe akuzuan qeverinë se po favorizon spektaklin në kurriz të kulturës shqiptare.

Në shkrim përmenden edhe deklaratat e Kanye West, i ndaluar të performojë në shumë vende evropiane për shkak të qëndrimeve antisemite, ndërsa pasqyrohen reagimet e kryeministrit Edi Rama, i cili mbron financimin si një investim me përfitime ekonomike, si dhe kritikat e opozitës, artistëve dhe analistëve që bëjnë thirrje për bojkot të koncertit.

Sipas Courrier des Balkans, kjo revoltë pasqyron ndjenjën e braktisjes që përjetojnë shumë artistë vendas në një vend ku buxheti për kulturën përfaqëson vetëm rreth 0.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe ku institucionet kulturore përballen me vështirësi të mëdha.

Rama: Koncerti shmang një “turp kombëtar”
Artikulli thekson se kryeministri Edi Rama mbrojti këtë shpenzim, duke deklaruar se ai synon të shmangë një “turp kombëtar” dhe se koncerti pritet të sjellë të paktën 100 milionë euro përfitime ekonomike.

Megjithatë, sipas autorit, kjo shifër duket pak e besueshme dhe nuk i bind protestuesit, të cilët e shohin vendimin si një tjetër simbol të një qeverie që favorizon spektaklin në kurriz të kulturës shqiptare.

Artikulli sjell edhe reagimin e ish-zëvendëskryeministrit Genc Pollo, i cili ka kritikuar ashpër financimin.

“Edi Rama subvencionon me 4.3 milionë euro një artist të njohur për thirrjet e tij pro-naziste dhe antisemite, ndërkohë që prej muajsh qeveria siguronte se nuk do të përdorej asnjë qindarkë nga fondet publike. Me një buxhet vjetor të kulturës prej vetëm 21 milionë eurosh, pse duhet që taksapaguesit shqiptarë të shpëtojnë një aktivitet privat? Rama e përdor paranë publike si arkën e tij personale”, citohet Pollo.

Thirrje për bojkot
Artikulli përmend edhe reagimin e analistit politik Adri Nurellari, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve të bojkotojnë koncertin.

Kjo nuk është kundër muzikës apo lirisë artistike, por kundër normalizimit të gjuhës së urrejtjes dhe antisemitizmit. Ironia është se e njëjta qeveri që i quan protestuesit e Revolucionit të Flamingove Rozë ‘antisemitë’, po hap dyert e Shqipërisë për një artist që është bërë simbol botëror i antisemitizmit me deklaratat e tij”, citohet ai.

“Lufta hibride” dhe kontradikta politike
Sipas Courrier des Balkans, debati rreth koncertit tashmë shkon përtej çështjes financiare apo kulturore.

Artikulli ngre pyetjen se si Edi Rama, i cili është paraqitur prej vitesh si një nga mbështetësit më të fortë të Izraelit në Evropë  duke mbajtur edhe fjalim në Knesset  dhe që ka akuzuar protestuesit e “Flamingove Rozë” se manipulohen nga Irani për shkak të aleancës së Shqipërisë me Izraelin, mund të presë dhe financojë me para publike një artist të njohur për deklaratat e tij antisemite, pro-naziste dhe kundër Izraelit.

Artikulli shpjegon se protestat, të cilat nisën si një reagim qytetar kundër projekteve të diskutueshme të zhvillimit imobiliar, kanë marrë tashmë një dimension gjeopolitik.

Sipas autorit, kryeministri Rama ka akuzuar Iranin se po zhvillon një “luftë hibride” dezinformimi për të destabilizuar Shqipërinë, duke pretenduar se aktorë të huaj dhe grupe të mbështetura nga Teherani po përhapin pretendimin se projektet në fjalë synojnë vendosjen e palestinezëve nga Gaza në territorin shqiptar.

Nga ana tjetër, protestuesit, të cilët gjatë demonstratave në Tiranë mbajnë flamingo rozë gjigante të fryra me ajër, i hedhin poshtë këto akuza dhe i konsiderojnë ato një përpjekje për të shmangur vëmendjen nga problemet reale.

Për ta, protesta është një lëvizje legjitime kundër korrupsionit, privilegjeve që u jepen investitorëve të huaj dhe shkatërrimit të mjedisit.

Artikulli përfundon se, mes polemikave për financimin e koncertit dhe një krize që po merr përmasa ndërkombëtare, Edi Rama ndodhet tashmë nën presion në disa fronte njëkohësisht.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan