POLITIKE

Debati për Ibrin/ Rama: Serbia s’mund të ndryshojë rrjedhën e lumit pa marrë parasysh Kosovën

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Gusht 2026, 13:45

Debati për Ibrin/ Rama: Serbia s’mund të ndryshojë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndërhyrë në debatin mes Tiranës dhe Beogradit lidhur me deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.

Ky lum që buron në Mal të Zi, kalon përmes Serbisë dhe më pas në Kosovë. Rama tha se çështja ka të bëjë me ujërat ndërkufitare dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare.

“Serbia është plotësisht e lirë të menaxhojë burimet brenda juridiksionit të saj. Ajo që nuk mund të argumentojë në mënyrë të arsyeshme është se pasojat e mundshme për një vend tjetër ndalen në mënyrë magjike në kufirin serb. Në fund të fundit, kjo është arsyeja pse ekziston ligji ndërkombëtar i ujit”, shkroi Rama në rrjetin social X, në mbrëmjen e 10 gushtit.

Sipas kryeministrit shqiptar, pavarësisht debatit politik dhe historik rreth tij, lumi Ibër do të vazhdojë të ndjekë gjeografinë. Rama iu përgjigj deklaratave të mëhershme të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, ndaj homologut të tij shqiptar, Ferit Hoxha, i cili akuzoi Shqipërinë për “ndërhyrje të motivuar politikisht”.

Rama e cilësoi zhvendosjen e debatit nga çështja e ujërave ndërkufitare te “Shqipëria e Madhe” dhe statusi i Kosovës si pjesë të një “folklori politik” në Beograd duke theksuar Shqipëria nuk ka pretendime territoriale ndaj Serbisë.

“Sa herë që Shqipëria flet për Kosovën, ‘Shqipëria e Madhe’ duhet të thirret menjëherë, sikur përsëritja një ditë mund ta shndërrojë një fantazmë të vjetër në një argument të rëndësishëm”, shkroi Rama.

Sipas tij, Shqipërisë nuk i nevojitet një projekt i “Shqipërisë së Madhe” për ta mbështetur Kosovën duke shtuar se "territori i Kosovës nuk është territor serb dhe se burimet natyrore që ndodhen brenda tij nuk janë burime të Serbisë". Ndaj kësaj, Gjuriq reagoi sërish më 11 gusht, duke e cilësuar debatin për lumin Ibër si shmangie nga ajo që ai pretendon se është çështja kryesore – rrënimi i shtëpive të serbëve pranë Liqenit të Ujmanit nga autoritetet e Kosovës.

“Qeveria e Albin Kurtit po e shfrytëzon këtë verë për të rrënuar shtëpi serbe, pa proces të rregullt ligjor, përgjatë brigjeve të Liqenit të Gazivodës (Ujmanit) dhe Ibrit, duke ua mohuar njerëzve pronën, qasjen dhe mjetet e jetesës përmes veprimeve që janë haptazi diskriminuese në baza etnike”, thuhet në reagimin e tij në X.

Gjuriq kundërshtoi gjithashtu përfshirjen e Shqipërisë në këtë debat, duke argumentuar se “Ibri është një rrjedhë ujore ndërkufitare…por Ai nuk hyn kurrë në Shqipëri dhe nuk është pjesë e sistemit lumor të Shqipërisë”.

Si rifilloi debati për lumin Ibër?

Më 9 gusht, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përsëriti qëndrimin e tij - të disa viteve më parë - për mundësinë e ndryshimit të kahut të Ibrit, duke thënë se tashmë kanë nisur konsultimet me ekspertë të fushës.

Deklaratat e tij u kundërshtuan nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila e cilësoi idenë si “absurde”, “kërcënuese” dhe “shoviniste”.

Edhe ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi duke thënë se ndryshimi i rrjedhës së një lumi që është pjesë e një sistemi ujor ndërkufitar nuk mund të trajtohet si çështje e brendshme e një shteti dhe as të vendoset në mënyrë të njëanshme.

Ndaj tij reagoi Gjuriq, i cili akuzoi tha se Serbia, si shtet sovran, do të vendosë vetë për mënyrën e menaxhimit të burimeve të saj natyrore. Lumi Ibër, rreth 270 kilometra i gjatë, buron në Mal të Zi, kalon nëpër Serbi dhe më pas në Kosovë, ku furnizon liqenin artificial të Ujmanit.

Rreth dy të tretat e liqenit ndodhen në territorin e Kosovës.

Sistemi Ibër-Lepenc furnizon me ujë disa komuna të Kosovës, përdoret për ujitje dhe për ftohjen e termocentraleve në Obiliq. Serbia është palë e Konventës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1997 për përdorimin jo-navigacional të rrjedhave ujore ndërkombëtare.

Ideja për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit nuk është e re.

Në dhjetor të vitit 2024, pas shpërthimit që dëmtoi kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, Vuçiq deklaroi se një ide e tillë ekziston që prej vitit 1985 dhe se në atë kohë ai vetë kishte qenë kundër saj./REL

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 10 Gusht22:22

Rama merr pushimet e verës!

Kryeministri Edi Rama dhe familja e tij po shijojnë pushimet në vilën qeveritare në Dhërmi. Një video ekskluzive e siguruar nga Pi...

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...