Debati për kreun e SHISH/ Ivi Kaso: Rënie e institucioneve, Rama të japë dorëheqjen

Në Komisionin e Sigurisë janë zhvilluar diskutime e debate, pas masës së dhënë nga GJKKO ndaj kreut të SHISH Vlora Hyseni.
Ivi Kaso ka kërkuar ndryshimin e agjendës së Komisioni. Gjatë fjalës së tij, Kaso akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama, duke shtuar se “kemi të bëjmë me cedim total të institucioneve të shtetit”.
“Sot ka ndodhur e padëgjuara , kur drejtuesja e SHISH merret masë sigurie ndaj saj. Zonja rezulton të ndodhet jashtë Shqipërisë. Kemi të bëjmë me një rënie totale të institucioneve, opozita e ka denoncuar emërimin e kësaj zonje, në mënyrë të dyshimtë dhe në emër person të kryeministrit që sot duhet të mbajë përgjegjësi. Kryeministri doli , dha garanci se kjo duhet të ketë në dorë sekretet e shtetit. Kur opozita denonconte, kryeministri qeshte, Sot duhet të kishte pasur dorëheqje, duke nisur nga kryeministri që duhet ta ketë kaluar natën në New York, pa gjumë”, tha ai.
Lexo edhe
POLITIKE
Gazment Bardhi: SHISH në duart e krimit të organizuar! Shteti në shërbim të Ergys Agasit

'Vëllai i kreut të bashkisë siguron kontrata milionëshe’, Teliti: Akoma qeveris në Tiranë Erion Veliaj

Tabaku reagon pas masave të sigurisë për Vlora Hysenin dhe Prodën: Përgjegjësi është Edi Rama!

VIDEO/ PS projekton për Tiranën një kopje të Veliajt, shihni si Albana Koçiu i raporton Ervin Demos

A do të ndikojnë protestat në vlerësimin e BE-së për Shqipërinë?

Kontrollet e SPAK për Prodën dhe Hysenin, Cara: Tani u bë e qartë që qeverisemi nga një bandë

Protesta e 115-të, qytetarët do të mblidhen sërish para Kryeministrisë: Nuk largohemi deri në dorëheqjen e Ramës!

Nga funerali i të atit, te armët dhe “Air Albania”, media izraelite zbërthen lidhjet e Ramës me Yeffet





