POLITIKE

Debati te Ligjet/ Ulsi Manja i fik mikrofonin kreut të Unionit të Gjyqtarëve: Jemi ne sovrani

Piranjat Përditësimi i fundit 15 September 2026, 16:51
Debati te Ligjet/ Ulsi Manja i fik mikrofonin kreut të Unionit të

Një debat i tensionuar është zhvilluar sot në Komisionin e Ligjeve mes kryetarit të tij, Ulsi Manja, dhe kreut të Unionit të Gjyqtarëve të, Gerd Hoxha. Përplasja nisi pasi Hoxha kërkoi të shprehte qëndrimin e Unionit edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mbi pagat e gjyqtarëve, ndërsa Manja e orientoi të fokusohej te projektligji që po shqyrtohej.

Debati u përshkallëzua me replika, deri në momentin kur Manja urdhëroi fikjen e mikrofonit të Hoxhës, duke i thënë: “Ky është Kuvendi i Shqipërisë dhe është sovrani”.

Pjesë nga debati: 

Manja: Zoti Hoxha e ka fjalën, për të dhënë edhe ai, në emër të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, qëndrimin në lidhje me, të bëjmë një saktësim, me projektligjin, jo me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vendimi i saj e ka thënë çfarë ka për të thënë vetë, ne duam një qëndrim tuajin me projektligjin që diskutuam sot.

Hoxha: Tani nëse na keni thirrur këtu, do na respektoni dhe do ta dëgjoni çfarë do të themi.

Manja: Jo jo, ju thoni çfarë të doni…

Hoxha: Në qoftë se do të më orientosh se si do diskutoj, më vjen keq, por nuk është kjo. Ne iu respektuam të gjithëve ju, ftesa erdhi 15 minuta përpara, nuk ishte aspak serioze, por për të respektuar Kuvendin, popullin shqiptar, magjistratët dhe Kushtetuesen, ne erdhëm sot këtu për të dhënë mendimet tona. Se çfarë do të diskutojmë ne, brenda kuadrit ligjor, atë e dimë ne, kështu që do t’iu lutesha të na dëgjoni. Do flasim për vendimin e Kushtetuese, ku është zanafilla. Nuk mund të shkojmë të flasim për degët, kur kemi prerë pemën. Nëse e pret pemën, degët bien në tokë, kështu që, ju lutem, na lini të flasim.

Manja: Zoti Hoxha, t’i ndajmë gjërat, ky është Kuvendi i Shqipërisë dhe është sovrani.

Hoxha: Po patjetër!

Manja: Ne kemi shumë respekt për pushtetin që ju përfaqësoni.

Hoxha: Na respektoni se na keni ftuar si miq.

Manja: Të lutem, të lutem, fikeni mikrofonin, nuk regjistron. Ne kemi shumë respekt për ju. Edhe nuk ua kufizojmë të drejtat, shumë faleminderit që keni ardhur, do iu dëgjojmë me shumë vëmendje, fol çfarë të duash, shpreh opinionin në emër të Unionit të Gjyqtarëve, por jo me këtë gjuhë me sovranin, të lutem.

Hoxha: Gjuha ishte me shumë edukatë, në të njëjtin intonacion si ju…

Manja: Shiko, ju nuk mund të interpretoni fjalët e mija, unë kam gjatë durimin sot, edhe si kryetar komisioni, por edhe kolegët e mijë deputet, t’iu dëgjojmë deri në fund. Ju jepni opinionin tuaj se unë nuk orientoj çfarë do të thoni. Unë sot ju kam thirrur për projektligjin, për këtë ishte ndërhyrja ime, ju mund të thoni çfarë të doni, kështu që merrni fjalën, keni të gjithë kohën në dispozicion.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?