POLITIKE

Deklarata e fortës e studentit: Më kërkuan 10 mijë euro ryshfet, specializimi i tyre ishte tesera e kuqe

Piranjat Përditësimi i fundit 15 December 2025, 18:55
Deklarata e fortës e studentit: Më kërkuan 10 mijë euro

Nga Foltorja e Pestë e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, i riu Eljon Kaja, i diplomuar rishtazi, ka ndarë historinë e tij personale si një pasqyrë e realitetit me të cilin përballen mijëra të rinj në Shqipëri. Ai rrëfeu rrugëtimin e vështirë nga jeta studentore deri te përballja me korrupsionin në kërkim të një vendi pune.

I riu tregoi se kishte ardhur në Tiranë nga rrethet për të ndjekur studimet e larta.

Pavarësisht se ishte një student me mesatare të shkëlqyer, ai deklaroi se nuk kishte përfituar bursë, duke pretenduar se ato u ishin dhënë “miqve të partisë”.

Gjatë pesë viteve të studimeve, sipas tij, kostot e jetesës, përfshirë qiratë, taksat dhe çdo gjë.

Fjalimi i Eljon Kajës

“Mirëmbrëma opozitarë. Sot me ju dua të ndaj realitetin tim dhe të gjithë studentëve që vijnë nga rrethet vetëm në universitetet e Durrësit dhe të Tiranës.

Unë erdha në Tiranë si student. Pavarësisht mesatares së shkëlqyer, nuk përfitova bursë, pasi bursën e përfituan miqtë e partisë.

Për pesë vite si student, çmimet e qirasë, taksave dhe tarifave u pesëfishuan.

Por falë mbështetjes së familjes sime, gjithashtu dhe mundimit tim, duke bërë dy apo tre punë, online, ditën apo natën, ia arrita të mbaroja ato studime. Dhe me krenari, u nisa me një diplomë drejt familjes.

U nisa krenar drejt familjes time që sakrifikuan gjithçka për diplomën time. Dhe kërkova punë në zyrat dhe institucionet e korruptuara të Rilindjes. Por fatkeqësisht aty u përballa

me njerëz me tetëvjeçare, që specializim të tyre kanë teserën e kuqe dhe më kërkuan 5.000 deri në 10.000 euro për një vend pune. Gjë që nuk ka asnjë garanci, pasi drejtorët e korruptuar të Rilindjes vazhdojnë e ndërrohen çdo muaj.

Po ashtu si unë, janë qindra, mijëra e të rinj shqiptarë, që mbarojnë studimet në Tiranë dhe përfundojnë kamerierë ose banakierë.

Sot, unë kam një thirrje për të gjithë, të rinjtë dhe të rejat shqiptare, që ndoshta janë studentë në Tiranë, apo kanë mbaruar studimet, apo i shihni sot çmimet e qirasë në Tiranë?

Apo i shihni taksat dhe tarifat? A ka njeri nga ju që ka mbaruar studimet dhe ka filluar punë në këtë, në këtë qeveri maskarenjsh? Sigurisht që jo. Atëherë çfarë prisni që nuk bashkoheni me ne? Përse rrini tek kafet me njëri-tjetrin

dhe diskutoni duke thënë, këtu nuk shtyhet, këtu nuk kemi të ardhme, këtu duhet të largohemi? Përse nuk bashkoheni me ne? Po ju prindër, që keni sakrifikuar gjithçka për fëmijët tuaj?

Për t'i nisur drejt shkollave? Çfarë prisni që nuk bashkoheni me ne?

Prisni të merrni një rrogë te bashki, apo ditën e votimit të merrni një 200 eurosh të ndarë? Sigurisht që jo, nuk është kjo zgjidhja.

Zgjidhja e vetme është të bashkohemi të gjithë, të bashkohemi për të ardhmen tonë, të ardhmen e fëmijëve tuaj.

Profesor Doktor Sali Berisha, ne demokratët, mbi të gjitha të gjithë shqiptarët të kanë besuar këtë detyrë, për t'i udhëhequr drejt fitores. Ndaj lider historik, më shumë se kurrë, sot nevoja jonë lind t'ju drejtohemi ju, t'ju bëjmë thirrje ju, të na jepni ok-in, të nisemi.

Të nisemi në një bashkim madhështor me çdokush, me çdo çmim, kundër këtyre plehrave. Ne të rinjtë shqiptarë jemi të gatshëm të sakrifikojmë gjithçka, çdo gjë, me çdokush, me çdo çmim për t'u përballur me këto plehra dhe maskarenj, që çdo ditë po na vrasin shpresën dhe ëndrrën tonë”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?