Deklarata e Vuçiç, Berisha: Do t’ju shterojë ujin! Ky është kërcënimi i fundit i padronit të Edi Ramës, ndaj Kosovës

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se do të shterojë ujin ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.
Sipas liderit demokrat, Vuçiçi është ‘padroni i Edi Ramës’ dhe deklaratat e tij përbëjnë një sinjal alarmi për Kosovën dhe të gjithë rajonin. Kryedemokrati e cilëson deklaratën si një kërcënim të hapur çnjerëzor me frymëzim mitologjik, ndërsa akuzon Vuçiçin për një politikë të drejtuar nga urrejtja ndaj shqiptarëve.
Reagimi i Berishës:
Do t’ju shterojë ujin! Ky është kërcënimi i fundit i padronit të Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ky kërcënim i hapur çnjerëzor me frymëzim mitologjik dëshmon dhe një herë se Presidenti i Serbomadhisë Vuçiç me imagjinatën e tij të sëmurë është i aftë që në një urrejtje të pakufishme ndaj shqiptarëve të planifikojë përdorimin edhe të etjes si armë genocidale ndaj etnisë së tyre dhe vendit fqinj. Partia Demokratike dënon me forcë një kërcënim të tillë si akt destabilizues për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Lexo edhe
POLITIKE
Reforma territoriale/ Meta kundër shkrirjes së Fushë-Arrëzit: Po goditet bashkia e drejtuar nga opozita

Debati për Ibrin/ Rama: Serbia s’mund të ndryshojë rrjedhën e lumit pa marrë parasysh Kosovën

PD: Rama jep 88.5 hektarë pasuri shtetërore për RAMS Albania me 1 euro dhe pa konkurrim, çështja do t’i referohet SPAK

Ministri Hoxha replikon me homologun serb: Lumenjtë s’mund të përdoren për kërcënime

Spahia: Të thuash ‘Serbia e humbi Kosovën’ nuk është një lapsus politik por një shtrembërim dashakeq e thellësisht i rrezikshëm i histori...

‘Mos guxo të përballesh me banorët’, Blushi: Rama synon shpopullimin e Fushë-Arrëzit, do t’u rrëmbejë tokat e pyjet

Kush do t’i fikë zjarret?! Qeveria kujtohet kur shtëpitë janë shkrumbuar dhe pyjet janë bërë të zeza

Kalaja: Zjarri rrezikon disa shtëpi dhe varrezat tek ‘Kodra e Selimve’, në Halil të Fushë-Krujës





