EMRI/ E zë poshtë mjeti që po drejtonte, humb jetën tragjikisht 20-vjeçari shqiptar në Itali
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...
Në fjalën e saj në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, deputetja e PD, Albana Vokshi ka ngritur me tone të forta &cce...

Zëdhënësja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Floriana Garo, në një deklaratë për mediat tha se vendimi i Policisë së Shtetit për të kufizuar komunikimin e informacionit mbi ngjarjet kriminale përbën një përpjekje për censurë dhe kontroll të informacionit publik.
Garo u shpreh se drejtori i Policisë, Skënder Hita, po vepron nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama, duke bërë që informacioni për ngjarjet kriminale të kalojë fillimisht në “filtrin e partisë” dhe jo të bëhet publik në kohë reale për mediat dhe qytetarët.
Sipas saj, kjo mënyrë komunikimi synon të fshehë problematika që lidhen me korrupsionin, mënyrën e reagimit të policisë dhe trajtimin e ngjarjeve kriminale. Garo deklaroi se mungesa e informimit të menjëhershëm krijon mundësi për manipulim të raportimeve dhe shmangie të përgjegjësive institucionale.
Ajo solli si shembull ndryshimet në raportimet zyrtare për vrasjen e të riut Klodian Rasha, duke thënë se raste të tilla tregojnë rëndësinë e transparencës dhe raportimit në kohë reale.
Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo:
Skënder Hita, nën urdhrat e Kryeredaktorit dhe Censorit të Përgjithshëm, Edi Rama, doli para shqiptarëve për t’u treguar se, informacioni rreth ngjarjeve kriminale do të kalojnë fillimisht në filtrin e partisë. Si rrjedhojë nuk do të ketë komunikata shtypi për çdo ngjarje, siç ka qenë tradita, për gazetarët.
Kjo është një përpjekje e qartë për të fshehur korrupsionin, përfshirjen dhe amatorizmin e policisë në ndjekjen, zbulimin dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Kjo është përpjekje që Policia dhe qeveria, duke mos shpërndarë informacionin në kohë reale, të kenë mundësi që të bëjnë rolin e ‘Redaktorit’, dhe t’i raportojnë ngjarjet në fund të muajit. Pra, pasi të ketë kohën e mjaftueshme dhe mundësinë për të fshehur çdo implikim apo pazotësi të saj në ngjarje të caktuara.
Qytetarëve duhet t’u kujtohet se si ndryshoi disa herë raportimi për vrasjen nga Policia të të riut Klodian Rasha. Ky vendim i drejtorit të Policisë, me urdhër nga lart, synon pikërisht që të mos ketë më raste të ngjashme kur policia ‘del zbuluar’, duke raportuar informacione që nuk përputhen me ngjarjen dhe kthehen në mashtrim publik dhe mbeten në rekorde.
Komuniteti i gazetarëve duhet të protestojë fuqishëm ndaj kësaj përpjekjeje për ta mbajtur policinë të kriminalizuar dhe median larg, duke i pamundësuar skanimin në kohë reale të vrasjeve, plagosjeve, grabitjeve etj., por edhe reagimin e Policisë ndaj tyre.
Ata do të kenë mbështetjen e Partisë Demokratike.
Përpjekja e Hitës për ta përshkruar këtë masë si ‘ruajtje të shëndetit mendor të qytetarëve’ është terminologji boshe për të fshehur censurën, për të mos thënë gallatë. Shëndeti mendor i njerëzve nuk është tagër i Policisë së shtetit.
Krejt e kundërta, me këtë masë është drejtori i Policisë që duhet të konsultohet me psikologun.
Kjo është një arsye tjetër se pse sot, në ora 19.00, duhet të protestojmë kundër Policisë dhe kundër qeverisë.
Berisha deklaroi se raporti i Parlamentit Europian për Shqipërinë përbën një konfirmim të denoncimeve të bër...
Partia Demokratike bën përgjegjës korrupsionin qeveritar, si shkak i helmimit të 56 studentëve në Akademinë e Sigurisë...
Kreu i Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se kanë ndikuar në lirimin nga arresti shtëpiak të ish-drejtoreshës së AKS...
Deputeti i Partia Demokratike Belind Këlliçi u bën apel të gjithë shqiptarëve të jenë sot në ora 19:00 në ...
Në një letër drejtuar Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos, McAllister ngre shqetësimet e përcjella nga Tabaku për për...
Policia e Tiranës ka marrë disa masa për protestën e opozitës ditën e sotme para Kryeministrisë. Në zbatim të k&eu...
Sot në orën në orën 19:00 Partia Demokratike ka thirrur protestën e radhës në kryeqytet. Policia e Shtetit ka njoftuar s...
Kuvendi u mblodh dje në seancën plenare të radhës ku u miratuan katër projektligje, një akt normativ dhe gjashtë projektven...
Përballë pallatit me Shigjeta në zonën pranë unazës në fillim të rrugës ngrihen pallate shumëkateshe, banor&eu...
Në tryezën ekonomike për pensionistët, lideri demokrat Sali Berisha u shpreh se përparësia e Partisë Demokratike do të j...