Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
POLITIKE

Deklarata raciste për Kosovën, PD kërkon shpalljen non grata të ministres së Vuçiç

P
Piranjat14 July 2026, 16:14 · 3 min lexim
Deklarata raciste për Kosovën, PD kërkon shpalljen non grata

Partia Demokratike ka dënuar ashpër deklaratën e ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, duke e cilësuar atë raciste dhe antishqiptare. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, tha se deklarata e ministres, ku ajo shprehet se “po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën”, përbën një nxitje të hapur të urrejtjes dhe glorifikim të gjenocidit.

Sipas Partisë Demokratike, me këtë deklaratë Paunoviç shpreh keqardhje që regjimi i Millosheviçit nuk arriti të dëbonte shqiptarët nga Kosova gjatë luftës.

PD akuzon gjithashtu kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë për mungesë reagimi ndaj, siç e cilëson, një deklarate çnjerëzore që bie ndesh me parimet themelore të të drejtave të njeriut. Në përfundim të reagimit, Partia Demokratike kërkon që Snezhana Paunoviç të shpallet “non grata” në Shqipëri dhe të paditet për nxitje të gjenocidit, duke i cilësuar këto si masat e vetme që meriton.

Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike,Floriana Garo

Këto ditë, në media ka qarkulluar një deklaratë ultraraciste dhe antishqiptare e ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, në qeverinë e padronit të Edi Ramës, Aleksander Vuçiçit.

Në këtë deklaratë, ajo shprehet: “Po të isha në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën.”

Me këtë deklaratë, kjo figurë e ultranacionalizmit serb shpreh keqardhje që xhelati i Ballkanit, Sllobodan Millosheviçi, me operacionin e tij “Patkoi” dhe me gjenocidin e fundit serb ndaj shqiptarëve, nuk arriti t’i dëbonte ata nga trojet e tyre mijëravjeçare.

Partia Demokratike e dënon me forcë deklaratën raciste dhe antishqiptare të kësaj përfaqësueseje të ultranacionalizmit primitiv serb, si edhe qëndrimin e Edi Ramës dhe të narkoqeverisë së tij përballë deklaratave të tilla çnjerëzore dhe nxitëse të urrejtjes, të cilat bien ndesh me parimet themelore të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

Shpallja e saj non grata dhe paditja për nxitje të gjenocidit janë të vetmet qëndrime që ajo meriton.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.