Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
POLITIKE

Deklaratat e ministres serbe për spastrim etnik në Kosovë, gazetari: Rama nuk guxon ta shpallë "non grata"

P
Piranjat20 July 2026, 21:11 · 3 min lexim
Deklaratat e ministres serbe për spastrim etnik në Kosovë,

Gazetari Bledian Koka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me reagimin e Tiranës zyrtare pas deklaratave të ministres serbe, e cila tha se duhet të ishte kryer spastrim etnik në Kosovë. Koka tha se kreu i qeverisë, ka shpallur "non grata" qytetarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, por, sipas tij, nuk ka guxuar as të kritikojë e aq më pak të shpallë "non grata" ministren serbe.

“I njëjti kryeministër i cili i bëri gjyqin e Dritan Goxhajt është i njëjti që i bënte alibinë dhe i bënte avokatinë ministre serbe që thoshte nuk e bë mirë siç duhet punën me luftën në Kosovë. Duhet t'i kishim zhdukur të gjithë shqiptarët. Është i njëjti kryeministër i cili ka shpallur non grata sa e sa qytetarë shqiptarë të Maqedonisë apo dhe të Kosovës dhe nuk guxon, nuk guxon, nuk e çon nëpërmend t'i bëjë një kritikë. Jo më ta shpallë Non grata, atë budallaçkën e Serbisë që është sot gjithë ditën ministre e Serbisë. E keni, e patë reagimin e kryeministrit ju?”, u shpreh Koka.

Sipas tij në reagimin ndaj deklaratave të ministres serbe kishte më shumë më shumë kritika ndaj qytetarëve shqiptarë që kërkojnë një qëndrim më dinjitoz të Shqipërisë sesa ministres serbe.

"Është i njëjti kryeministër, nuk ka ndryshuar asgjë. Është i njëjti kryeministër që bëri një reagim për deklaratën e ministres serbe dhe nga 10 radhë që kishte dy përmendje, dy përmendje për referenca për ministrën dhe kishte 20 fjalë anatemuese për qytetarët shqiptarë që kërkojnë që Shqipëria të ketë dinjitet të paktën në deklarata publike.

Koka solli në vëmendje edhe takimin e ministrit të jashtëm shqiptar Ferit Hoxha në Uashington me homologun serb Marko GJuriç, që sipas gazetarit u shfaq duke buzëqeshur pak ditë pas polemikave.

"Dhe çfarë ndodh? Kjo ministri dhe kjo qeveria që thotë që ne kemi reflektuar dy ditë mbasi u bë kjo deklarata e famshme, ai që kemi për ministër të Jashtëm doli dhe pozoi duke buzëqeshur me shef të diplomacisë serbe. Pra jemi te logjika populli vëlla serb dhe miqtë tanë kosovarë. Kjo është logjika i kësaj qeverie, e cila sot, po them edhe njëherë ngaqë ka kuptuar që nga çdo lloj reagimi që ka bërë deri më sot, ka bërë vetëm gafa dhe ka është thelluar gjithnjë e më shumë në kolizion, në një kolizion për mua të pakthyeshëm me protestuesit dhe me qytetarët, po tenton të përdor një gjuhë të re; që ka gjëra te protesta që duhen dëgjuar”, tha ai në a2cnn.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.