Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
POLITIKE

Delegacioni i BE-së rrëzon pretendimet e Koçiut: Të intensifikohet lufta kundër korrupsionit

P
Piranjat 6 June 2026, 17:01 · 3 min lexim
Delegacioni i BE-së rrëzon pretendimet e Koçiut: Të

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka hedhur poshtë propagandën e qeverisë Rama dhe deklaratat e zv.kryeministres Albana Koçiu, duke konfirmuar se lufta kundër korrupsionit në nivelet e larta dhe një gjyqësor i pavarur janë kyçe për procesin e integrimit. I pyetur nga Syri TV, delegacioni i BE-së theksoi se praktikat që lidhen me heqjen e imunitetit duhet të udhëhiqen nga standardet evropiane.

Pas propagandës disa ditore të kryeministrit Edi Rama dhe deklaratës së zv.kryeministres Albana Koçiu, se lufta kundër korrupsionit në nivelet e larta dhe mbrojtja e Belinda Ballukut me anë të imunitetit përballë drejtësisë nuk janë kushte.

Syri Televizion iu drejtua delegacionit të BE-së në Tiranë për një lexim të drejtë.

Në përgjigje, ashtu si në raportin e IBAR, ritheksohet se Shqipëria mund të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe të përmbyllë procesin e integrimit vetëm duke luftuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe duke garantuar një drejtësi të pavarur, që nuk pengohet përmes imunitetit parlamentar.

Qëndrimi i Bashkimit Evropian është shprehur në Pozicionin e Përbashkët të përkohshëm të BE-së për grupkapitullin e Themeloreve. Pozicioni i Përbashkët thekson rëndësinë që Shqipëria të intensifikojë përpjekjet për luftën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe të respektojë parimin e barazisë para ligjit, si dhe që gjyqësori, përfshirë SPAK-un, të vazhdojë të kryejë punën e tij në mënyrë të pavarur, të paanshme, me përgjegjshmëri, profesionalizëm dhe në respekt të të drejtave të mbrojtjes, pa ndërhyrje.

Gjithashtu, ai nënvizon se legjislacioni dhe praktikat që lidhen me heqjen e imunitetit duhet të udhëhiqen nga standardet evropiane, veçanërisht ato të përcaktuara në opinionet dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Në një kohë që qeveria e Edi Ramës përpiqet vazhdimisht të mohojë këto kushte kaq thelbësore të Bashkimit Europian, më herët edhe ambasada e Gjermanisë dhe ambasada holandeze i kujtuan Shqipërisë rëndësinë e tyre në rrugën e integrimit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.