Dendias reagon pas takimeve me Nufin dhe Ramën: U diskutua edhe çështja e Himarës

Pas vizitës zyrtare në Tiranë, ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, ka reaguar në rrjetin social X duke përmbledhur takimet e tij me kryeministrin Edi Rama dhe homologun shqiptar Ermal Nufi.
Në takimin me Ramën, Dendias tha se u diskutua situata gjeopolitike në rajon dhe forcimi i bashkëpunimit mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ai shtoi se ka pasur mundësi të flasë edhe për Himarën, të cilën shkruan se e konsideron si vendin e hershëm të origjinës, si dhe për rolin e minoritetit etnik grek si urë miqësie mes dy vendeve.
Ndërkohë, në lidhje me takimin me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Ermal Nufi, Nikos Dendias është shprehur se u dakordësua për mbledhjen e menjëhershme të Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për Varrezat Ushtarake.
Ai theksoi se bisedimet u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, në kuadër të NATO-s, si dhe në trajtimin e çështjeve që lidhen me menaxhimin dhe mirëmbajtjen e varrezave ushtarake.
Lexo edhe
POLITIKE
“Asnjë dobi për qytetarët”/ Boçi: Reforma territoriale e vitit 2014 u bë për kalkulime politike

Këlliçi: Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj

Kushtetuesja kthen në Gjykatën e Lartë çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj! Kërkon rishqyrtimin e kërkesës

Përplasjet me Greqinë - Deti për integrimin! Ministri Dendias takohet me Ramën në Tiranë

“Komisionerët partiakë nuk garantojnë profesionalizëm”/ Celibashi kërkon transformim të formulës së zgjedhjeve

“Qeveria ka bërë reforma vetëm në letër”- Jorida Tabaku: Vetëm 15% e bizneseve shqiptare gati për BE-në

Rikthehet Marrëveshja e Detit? Dendias sot në Tiranë, Berisha: Rama na sabotoi në 2013 për llogari të palëve të treta

“Vetëm 15% e bizneseve gati për BE-në”: Tabaku: Qeveria Rama reforma në letër





