Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin
POLITIKE

'Denis Sinani në krye të Qarkullimit në Sarandë', Ina Zhupa kërkon sqarime: Kush e mori këtë vendim dhe mbi çfarë kriteresh u emërua?

P
Piranjat23 August 2026, 19:49 · 3 min lexim
'Denis Sinani në krye të Qarkullimit në Sarandë',

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kritikuar sot standardet e Policisë së Shtetit, pasi pretendon se Denis Sinani, ndaj të cilit në janar të këtij viti u vendosën masa sigurie në kuadër të një hetimi të AMP-së për lojëra fati të paligjshme, është emëruar në krye të Qarkullimit Rrugor në Sarandë.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa kujton se ndaj Sinanit u caktuan masat e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “detyrim për t’u paraqitur”, ndërsa shton se në prill 2026 ai u pezullua nga Policia e Shtetit në kuadër të një hetimi disiplinor për rastin e magazinës ku u gjetën mijëra bimë kanabisi në Peqin.

Sipas deputetes, pavarësisht këtyre zhvillimeve, Sinani është vendosur në krye të Qarkullimit Rrugor në Sarandë.

"Saranda dhe modeli i policisë kur pushteti nuk shpërblen integritetin, por promovon problematiket. Me çfarë kriteresh u vendos Denis Sinani në krye të Qarkullimit në Sarandë? Në janar 2026, ndaj tij u caktuan masat e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “detyrim për t’u paraqitur”, në kuadër të hetimit për organizim dhe favorizim të lojërave të fatit të paligjshme.

Në prill 2026, Sinani u pezullua nga policia në kuadër të hetimit disiplinor për rastin e magazinës ku u gjetën mijëra bimë kanabisi në Peqin. Me gjithë këto rekorde problematike, ky person caktohet shef i Qarkullimit në Sarandë. Kush e mori këtë vendim dhe mbi çfarë kriteresh? A janë këto standardet e reja të Policisë së Shtetit për një detyrë drejtuese? A konsiderohet një person me masa sigurie për një hetim penal dhe i pezulluar më parë për shkelje të detyrës si kandidaturë e përshtatshme për t’i besuar qarkullimin në një qytet si Saranda?

Çfarë mesazhi i jepet policëve të tjerë që punojnë me ndershmëri dhe cfarë mesazhi ju jepni qytetarëve të Sarandës? Saranda është një nga qytetet e populluara të vendit, me një fluks turistik që katërfishohet gjatë sezonit. Qarkullimi, siguria dhe rendi publik kërkojnë njerëz me integritet dhe një rekord të pastër, jo promovime që ngrenë pikëpyetje të rënda" tha Zhupa në një postim të dielën. 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.