Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas intervistës së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe përgjimeve të bëra publike.
Përmes një deklarate, Bardhi u shpreh se pretendimet e bëra publike nuk mund të trajtohen më thjesht si akuza politike, por kërkojnë administrimin dhe verifikimin e tyre nga organet e drejtësisë.
Një pjesë të veçantë të reagimit Bardhi ia kushtoi kompanisë shtetërore KAYO dhe pretendimeve për trafikim ndërkombëtar të armëve.
Bardhi theksoi se një çështje e tillë, nëse konfirmohet, prek sigurinë kombëtare, legjislacionin shqiptar dhe detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.
Intervista e mbrëmshme e ish-Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe përgjimet e bëra publike ngrenë akuza jashtëzakonisht serioze për mënyrën se si funksionon pushteti i Edi Ramës.
Këto nuk janë më thjesht akuza politike. Janë pretendime që kërkojnë hetim të menjëhershëm, të plotë dhe të pandikuar nga SPAK.
SPAK duhet t’i administrojë këto materiale pa asnjë vonesë. Sepse ajo që pretendohet është tronditëse: ndarje pasurish publike, favorizim interesash private, presione ndaj bizneseve dhe përdorim i parave të shqiptarëve jashtë rregullave dhe transparencës.
Këto akuza provojnë se kemi përpara një sistem të kapjes së shtetit, jo një qeverisje normale.
Por më e rëndë është ajo që tregohet në lidhje me kompaninë shtetërore KAYO dhe mundësinë e trafikimit ndërkombëtar të armëve, me origjinë nga Afrika, për t’u paketuar në Shqipëri dhe më pas për t’u dërguar në zona konflikti.
Kjo nuk është një çështje që mund të mbyllet me një deklaratë politike. Kjo sepse kemi të bëjmë me një çështje që prek sigurinë kombëtare, ligjin shqiptar dhe detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.
Dhe pyetjet janë të thjeshta: Kush e drejton këtë mekanizëm? Kush jep urdhrat? Kush përfiton? Kush mban përgjegjësi? Përgjigjia është vetëm një: Edi Rama!
Dje u bë edhe më e qartë se Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, nuk është gjë tjetër veçse një marionetë politike e Ron Yeffet, i vendosur në atë detyrë për t’i shërbyer interesave të pushtetit dhe për të kryer, bashkë me të, punët më të pista të Edi Ramës. Një emër në një post të rëndësishëm, por pa peshën dhe integritetin që kërkon ajo detyrë, një tjetër dëshmi e mënyrës se si Rama e përdor shtetin si instrument të interesave të tij politike.
Shqiptarët nuk mund të kenë një shtet ku ligji zbatohet për qytetarin, ndërsa pushteti qëndron mbi ligjin. Nuk mund të kenë një shtet ku pasuria publike trajtohet si pronë private. Nuk mund të kenë një qeveri ku institucionet përdoren për interesa të një rrethi të ngushtë njerëzish.
Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës.
Pasuritë publike nuk janë pronë e Edi Ramës.
Institucionet nuk janë pronë e Edi Ramës.
Dhe Shqipëria nuk është biznesi i askujt.
Prandaj kërkojmë hetim të plotë dhe përgjegjësi për çdo shkelje që provohet. Pa mburojë politike. Pa standarde të dyfishta. Pa pandëshkueshmëri.
Shqipëria ka nevojë për një shtet ku sundon ligji, jo një pushtet ku sundon interesi. Shqipëria duhet të marrë frymë. Shteti duhet t’u kthehet shqiptarëve.
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka kritikuar çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri, duke e cilësuar si një fak...
Gazetarja e CNN, Isa Soares ka treguar sërish mbështetje ndaj protestës së qytetarëve shqiptarë, të cilët vijojnë...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka reaguar pas publikimit të një audio-dëshmie të...
Sezoni i ri politik duket se ka nisur shumë përpara afateve të zakonshme, duke u zhvilluar në një gusht të mbushur me kriza t&eu...
Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot shkarkimin e Evis Salës nga detyra e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, dhe ...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj lidhur me kompaninë...
Pas deklaratave të bujshme të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, të cilat tronditën opinionin publik, një hije e fort...
Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë punimet parlamentare ditën e sotme në orën 17:00. Sipas urdhrit të firmosur nga ...
Qytetarët do të mblidhen sot në shesh për të 101-tën ditë në revoltën e tyre kundër qeverisë së Ed...
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...