Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Në Hënë po më internojnë, nuk heq dorë nga…... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ...
POLITIKE

Denoncimi i Berishës: Aferë që tejkalon çdo imagjinatë! Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit

P
Piranjat28 July 2026, 12:42 · 3 min lexim
Denoncimi i Berishës: Aferë që tejkalon çdo

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilësoi si një nga aferat më të rënda të qeverisë, duke pretenduar se licenca për kazinonë në kompleksin Air Albania është dhënë në kundërshtim me ligjin dhe në favor të personave që, sipas tij, janë të lidhur me Olsi Ramën.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se bëhet fjalë për një aferë që “tejkalon çdo lloj imagjinate”, ndërsa akuzoi vëllain e kryeministrit Edi Rama për lidhje me aktivitetet e lojërave të fatit dhe bizneset e call-centerave.

Sipas Berishës, objekti i njohur si “kulla e Air Albania”, të cilin opozita e kishte kundërshtuar që në fazën e ndërtimit, po shoqërohet tashmë edhe me një aktivitet që ai e konsideron të paligjshëm.

Ai pretendoi se licenca e kazinosë është dhënë me dokumentacion që, sipas tij, nuk do të ishte pranuar në kushte normale dhe se përfituesit e saj janë “prestanome” të Olsi Ramës.

Berisha njoftoi se Partia Demokratike do të publikojë një investigim të përgatitur nga Belind Këlliçi dhe një grup ekspertësh, për të argumentuar akuzat lidhur me procesin e dhënies së licencës.

“Sot jemi këtu për të paraqitur para medieve dhe opinionit publik shqiptar një nga aferat më të padëgjuara, afera që tejkalojnë çdo lloj imagjinate.
Por natyrisht jo në narkoshtetin e Edi Ramës, në familjarët e tij, bëmat e tyre.
Tashmë janë bërë të njohura për publikun pasioni i çmendur i Olsi Ramës për lojërat e fatit. Pasioni i tij i çmendur për call-centerat. Pra për ët gjitha mënyrat e plaçkitjes së qytetarëve.
I pangopur!
E vërteta është siç e kam deklaruar dhe siç është faktuar lidhja e tij me grupin e Xibrakës, është një ndër lidhjet më kriminale që mund të ketë njeri.
Sot këtu ju do dëgjoni, edhe njëherë kthehet në skenë ajo që dikur unë e kam quajtur kulla Kristaq Rama apo kulla e Air Albania.
Në atë kohë ne e kemi denoncuar ndërtimin e saj, por siç thotë populli, dardha e ka bishtin mbrapa.
Aq sa është e paligjshme kulla, po aq e paligjshme është aktiviteti i saj dhe dhënia e licencës për kazino me dokumente personave që nuk mund ta merrnin kurrë po të mos ishin prestanome i Olsi Ramës.
Ndaj dhe unë u ftoj ju të ndiqni ekspozenë e një investigimi që zoti Belind Këlliçi dhe grupi i ekspertëve tanë kanë bërë për një aferë, thashë edhe njëherë, që tejkalon çdo lloj imagjinate”, tha Berisha,

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.