Denoncimi i Berishës: Vlora me Gysin dreka dhe darka dy herë në javë te një lokal poshtë shtëpisë sime

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se SHISH drejtohej nga Ergys Agasi, duke marrë spunto kështu dhe nga aksioni i sotëm i SPAK që lëshoi masën ‘arrest shtëpie’ për Vlora Hysenin, kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit.
Ai tha në një dalje për mediat se Hyseni dhe Ergys Agasi që tashmë është pas hekurave me urdhër të SPAK, për skandalin e AKSHI-t, kishte miqësi me kreun e SHISH.
“Në mënyrë të përsëritur kam denoncuar se SHISH e kontrollonte Ergus Agasi. Se sa të lidhur ishin Vlora me Gysin dhe Gysi me Vlorën, këtë e tregon dhe një fakt. Është një lokal aty afër shtëpisë sime. Të paktën dy herë në javë drekonin së bashku. Nuk është se shkonin diku pas Dajtit, jo jo, në mes të Tiranës. I kishin të zakonshme drekat dhe darkat dy herë në javë njëri me tjetrin”, tha Berisha.
Lexo edhe
POLITIKE
Shembet përfundimisht në humnerë shteti i Ramës!

GJKKO ‘arrest shtëpie’ për Vlora Hysenin/ Berisha: Shefja e SHISH bashkëpunëtore në krim, sekretet e shërbimit ua ka dhënë kriminelëve...

“Kriza më e rëndë kombëtare për dekada”/ BIRN: Shefja e shërbimit sekret, Vlora Hyseni në “arrest shtëpie” për aferën e AKSHI...

Kjo qeverisje ka kriminalizuar çdo hallkë të shtetit

Skandali pa precedent/ Arrestimi i shefes së SHISH, Xhafaj: Ngjarje të tilla ndodhin rëndom

Debati për kreun e SHISH/ Ivi Kaso: Rënie e institucioneve, Rama të japë dorëheqjen

Gazment Bardhi: SHISH në duart e krimit të organizuar! Shteti në shërbim të Ergys Agasit

'Vëllai i kreut të bashkisë siguron kontrata milionëshe’, Teliti: Akoma qeveris në Tiranë Erion Veliaj





