POLITIKE

Denoncimi/ Zhupa: Kumbaro shkel ligjin, auditin e universiteteve e vë nën kontrollin e rektorëve! Ja udhëzimi

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Gusht 2026, 14:49

Denoncimi/ Zhupa: Kumbaro shkel ligjin, auditin e universiteteve e vë

Me një udhëzim të datës 3 gusht 2026, ministrja e Arsimit e qeverisë Rama, Mirela Kumbaro, ka kaluar funksionin e auditimit të brendshëm në universitetet publike nga Bordet e Administrimit te rektorët.

Për deputeten e Partisë Demokratike Ina Zhupa kemi të bëjmë me një ndryshim sa ‘antiligjor aq edhe të rrezikshëm’ që bie ndesh me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe Ligjin për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik, pasi cenon ndarjen e kompetencave mes drejtimit akademik dhe administrimit financiar.

"Kumbaro ka kaluar me udhëzim funksionin e auditimit të brendshëm nga Bordi i Administrimit te rektorët e universiteteve publike. Një ndryshim i tillë nuk është thjesht organizativ, por prek drejtpërdrejt mekanizmat e kontrollit financiar dhe balancën institucionale të parashikuar në ligj" thekson ajo në një reagim në facebook duke publikuar dhe dokumentin e udhëzimit të ministres që mban nr 14. 

Deputetja Zhupa thekson ky vendim dobëson kontrollin financiar, krijon konflikt interesi, dëmton pavarësinë e auditimit dhe rrezikon transparencën në administrimin e fondeve publike të universiteteve.

Ligji për Arsimin e Lartë ka ndërtuar një ndarje të qartë mes drejtimit akademik dhe administrimit financiar. Rektori drejton institucionin në aspektin akademik, ndërsa Bordi i Administrimit ka përgjegjësi për mbikëqyrjen financiare dhe administrimin e fondeve publike. Po ashtu, buxheti propozohet nga strukturat drejtuese të universitetit dhe kalon për shqyrtim e miratim sipas procedurave të përcaktuara në ligj, duke garantuar balancë mes organeve drejtuese.

Kjo ështe ndarje e sanksionuar në nenet 37, 39, 47, 51 dhe në riorganizimin e parashikuar nga neni 129 i ligjit, kurrsesi nuk mund të zhbëhet me një udhëzim ministror.

Vendosja e auditimit nën varësinë e rektorit krijon një konflikt të hapur interesi. Kjo bie ndesh edhe me parimin e pavarësisë funksionale të auditimit të brendshëm, të garantuar nga Ligji nr. 114/2015 për auditimin e brendshëm në sektorin publik.

Zhupa vë në dukje dhe një tjetër detaj alarmant pas këtij udhëzimi pasi duke hequr Bordit instrumentin e auditimit dhe duke ia kaluar atë rektorit, dobëson kontrollin financiar, krijon konflikt interesi, dëmton pavarësinë e auditimit dhe rrezikon transparencën në administrimin e fondeve publike të universiteteve.

“Edhe më shqetësues është fakti se Bordet e Administrimit në universitetet publike kanë shumicën e anëtarëve të propozuar nga Ministria e Arsimit pikërisht për të garantuar mbikëqyrjen e ligjshmërisë në përdorimin e fondeve publike. Duke i hequr Bordit instrumentin e auditimit dhe duke ia kaluar atë rektorit, Ministria po dobëson mekanizmin kryesor të kontrollit mbi institucionet që financohen kryesisht nga buxheti i shtetit.

Ky është një përqendrim i pajustifikuar kompetencash, një dobësim i kontrollit të brendshëm financiar dhe një precedent i rrezikshëm për autonominë e universiteteve dhe transparencën në administrimin e parave publike”

“Autonomia universitare nuk mbrohet duke dobësuar kontrollin financiar dhe as duke përzier kompetencat akademike me ato administrative. Përkundrazi, shteti ka detyrimin të garantojë që fondet publike të administrohen me transparencë, kontroll të pavarur dhe në përputhje të plotë me ligjin” thekson Zhupa në reagimin e saj  në facebook.

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...