Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
POLITIKE

Denoncimi i Vangjelit: Qytetari pagoi detyrimin, por Bashkia e Tiranës i bllokoi llogaritë dhe i mori paratë edhe një herë

P
Piranjat 1 August 2026, 12:28 · 4 min lexim
Denoncimi i Vangjelit: Qytetari pagoi detyrimin, por Bashkia e Tiranës i

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka denoncuar një rast ku, sipas saj, një qytetar është detyruar të paguajë dy herë të njëjtin detyrim ndaj Bashkisë së Tiranës.

Sipas denoncimit të bërë nga Lush Vukaj, Bashkia ka lëshuar urdhër ekzekutimi për llogarinë bankare të tij për detyrime tatimore. Edhe pse qytetari pretendon se e ka shlyer të plotë shumën e kërkuar, fondet i janë bllokuar sërish nga banka.

Vangjeli deklaroi se qytetari është përballur me vështirësi në zgjidhjen e situatës pranë Bashkisë së Tiranës dhe kërkoi verifikimin e rastit, sqarimin e përgjegjësive dhe rimbursimin e shumës nëse pretendimet rezultojnë të vërteta.

Deklarata e Zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Partia Demokratike sjell sot në vëmendje një tjetër rast shqetësues të trajtimit të qytetarëve nga Bashkia e Tiranës, bazuar në një denoncim të mbërritur pranë nesh nga z. Lush Vukaj.

Sipas denoncimit dhe dokumentacionit të paraqitur, gjatë këtij viti Bashkia e Tiranës ka lëshuar një urdhër ekzekutimi për llogarinë bankare të qytetarit Gentian Lush Vukaj, duke kërkuar shlyerjen e detyrimeve tatimore, përfshirë detyrimet e prapambetura dhe kamatëvonesat.

Qytetari deklaron se ka kryer pagesën e plotë të detyrimit sipas shumës së kërkuar nga Bashkia e Tiranës.

Megjithatë, pavarësisht këtij likuidimi, e njëjta shumë është mbajtur edhe nëpërmjet bllokimit dhe ekzekutimit të fondeve në llogarinë e tij bankare, duke e detyruar praktikisht të paguajë dy herë për të njëjtin detyrim.

Pasi konstatoi këtë situatë, qytetari iu drejtua bankës së nivelit të dytë, e cila e orientoi të ndiqte procedurat pranë Bashkisë së Tiranës. Por, edhe pas disa paraqitjeve në këtë institucion, ai theksoi se jo vetëm që problemi nuk është zgjidhur, por ai është përballur edhe me mungesë korrektësie dhe arrogancë nga administrata.Ky është një rast që ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si administrohen procedurat e mbledhjes së detyrimeve dhe mbi respektimin e të drejtave të qytetarëve.

Partia Demokratike i kërkon Bashkisë së Tiranës të verifikojë menjëherë këtë rast, të sqarojë përgjegjësitë administrative që kanë çuar në këtë situatë dhe, nëse pretendimet e qytetarit rezultojnë të vërteta, të kryejë pa asnjë vonesë rimbursimin e shumës së mbajtur padrejtësisht, në bashkëpunim me institucionin bankar përkatës.

Njëkohësisht, u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa që raste të tilla të mos përsëriten më.

Bashkia e Tiranës duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe bankat duhet të garantojnë siguri juridike për çdo veprim që prek pasurinë e klientëve. Shteti i së drejtës fillon me respektimin e të drejtave më elementare të qytetarëve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.