POLITIKE

Deputeti: Duan ta heqin qafe Ballukun, por nuk e dinë se si. Në Komisionin për Mandatet nuk pati asnjë sekret

Piranjat Përditësimi i fundit 19 December 2025, 20:14
Deputeti: Duan ta heqin qafe Ballukun, por nuk e dinë se si. Në

Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri i cili është edhe anëtar i Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit ka zbuluar në SYRI TV, detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura ku duhej të vendosej për imunitetin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

‘Jo, nuk ka pasur fare lidhje me USB-në, të paktën jo në mbledhja në të cilën diskutuam sot. Mbledhja u bë me dyer të mbyllura, pavarësisht insistimit tonë që të gjithë gazetarët të ishin aty dhe opinioni publik të dëgjonte diskutimin dhe sigurisht, në qoftë se eventualisht kishte sekrete apo ku di unë se çfarë, me kërkesë të prokurorisë sigurisht që mund të të bëhej një pjesë e rezervuar e mbledhjes.

Strazimiri: Po sot, nga ora 10:30 deri në orën 4:00 kur dolëm që atje, nuk pati asnjë sekret. Pati vetëm një diskutim, mazhoranca përpiqej si e si ta obstruktonte kërkesën e prokurorisë, duke kërkuar afate, duke kërkuar ta zgjasim se kemi mbyllur sesionin.

Bledi Çuçit thoshte, mua më duhet të paktën deri më 10 janar të informohem për ku di unë materialet e dosjes e ku di unë se çfarë. Ndërkohë që edhe avokati i Belinda Ballukut hoqi dorë nga një kërkesë paraprake që bëri që do të më duhen deri në tre javë dhe tha, e lë në diskrecionin e komisionit.

Në asnjë rast nuk është nuk është diskutuar siç ju thashë asnjë sekret. E vetmja gjë që ishte, mediat sot nuk duhet të ishin prezente dhe opinioni publik nuk duhet ta merr, nuk duhet të, nuk duhet të merrte vesh se çfarë bëhet në atë diskutim, për faktin sepse atje, në qoftë, cilido që do ta kishte dëgjuar dhe do ta kishte parë, do të kishte vetëm një përkufizim për mbledhjen e sotme. Duan ta heqin qafe Belinda Ballukun, por nuk e dinë se si, pasi ajo i merr të gjithë me vete.

‘Isha në mbledhje, gjatë gjithë kohës, siç ju thashë dhe njëherë, ata kishin vetëm një merak, që opinioni publik të mos merrte vesh. E kanë furnizuar me sa mora vesh opinionin publik me lajme të rreme gjatë gjithë kohës. Ne kemi qenë të gatshëm të pranojmë çdo kërkesë të prokurorisë.

Me thënë të drejtën, më duhet ta pranoj, prokurorët atje ishin në nivel jashtëzakonisht të lartë profesional dhe krejtësisht serioz në detyrën e tyre. Ju kujtuam që afatet me tre javë e me një muaj e me dy muaj siç i përmendnin atje, janë afate që nuk janë përdorur kurrë në praktikën e Kuvendit.

Afatet maksimale që i kanë dhënë, kanë qenë 72 orë për t'u njohur me materialet avokatit të Arben Ahmetajt, ndërkohë që kemi dhe afate si në rastin e deputetit Sali Berisha, që i kanë dhënë, ku i kanë dhënë vetëm dy orë kohë për t'u njohur me materialet.

Ndërkohë që për Belinda Ballukun kërkojnë ta kalojnë në kalendat greke dhe të mos diskutohet mundësisht kurrë. Kuptohej qartësisht që kishin marrë një direktivë politike ta obstruktonin dhe ta dështonin si mbledhje, por nuk e kishin marrë ende se si.

Kështu që mbas disa orësh mbledhje, kërkuan 20 minuta pushim, qartësisht për t'u lidhur me Edi Ramën dhe për të marrë një urdhër politik se ç'do të bënin me të. Ne arritëm në konkluzionin që kur erdhën ishin edhe më të paqartë se kur dolën.

Ne arritëm në konkluzionin që Edi Rama nuk jua ka hapur telefonin. Në atë moment, Niko Peleshi thjesht në mënyrë të paligjshme, siç nuk i takon, i komunikoi komisionit që mbledhja mbyllet dhe do të lajmërohet një ditë tjetër se kur nuk e di.

Gjithsesi, ne sigurisht nuk e lamë ëh në këtë mënyrë mbledhjen. Ne e kemi të drejtën procedurale, kushtetuese dhe në bazë të rregullores, si gjysma e anëtarëve të komisionit që jemi, të bëjmë një kërkesë dhe Niko Peleshi është i detyruar të mbledhë Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve. Gjë që kemi ndërmend ta bëjmë’, deklaroi ndër të tjera deputeti.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?