Deputeti i Edi Ramës del hapur në mbështetje të Marin Memës? Postimi i Erion Braçes nxit debat

Një postim i fundit i deputetit socialist Erion Braçe ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale, pasi është interpretuar nga shumë ndjekës si një mbështetje e drejtpërdrejtë për Marin Memën në një rol të mundshëm drejtues në politikë.
Braçe ka shpërndarë një poster ku shfaqet Marin Mema përpara flamurit kombëtar, i shoqëruar me mesazhin: “Populli dhe atdheu po të thërrasin në udhëheqje”, ndërsa mbi imazh shkruhet edhe “Koha tani”.
Postimi ka nxitur reagime të shumta, me komentues që e kanë parë si një sinjal politik dhe si mbështetje nga një prej figurave të njohura të Partisë Socialiste për Marin Memën, madje disa e kanë interpretuar si thirrje që ai të marrë një rol të rëndësishëm në drejtimin e vendit.

Lexo edhe
POLITIKE
SPAK, kërkesë të dytë Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Rama firmos dedikimin për gazetaren irlandeze: Për lulen time nga një vrasëse flamingosh

“Thatë që s’ka projekt por u vendos gardhi”/ Rama i hakërrehet gazetares së huaj: Nuk më intereson ça dëgjon në rrugë

Pasi Rama ironizoi fotot e saj, reagon moderatorja

Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!

Konferenca e PPE/ Berisha: Shqipëria në krizë, nevojitet qeveri kujdestare

Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Berisha: Kryeministri po e trajton në mënyrë cinike, por duhet të merret seriozisht!

Polymarket hap bastet për largimin e Ramës si Kryeministër deri në fund të vitit 2026





