Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave  Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë
POLITIKE

Deputeti i gjelbër Mijatović: Larg duart nga Vjosë-Narta

P
Piranjat26 June 2026, 16:02 · 5 min lexim
Deputeti i gjelbër Mijatović: Larg duart nga Vjosë-Narta

Qeveria gjermane i quan protestat aktuale çështje të brendshme të Shqipërisë. A është vetëm e tillë?

Po, sigurisht që është para së gjithash çështje e njerëzve në Shqipëri që të kujdesen për natyrën dhe mjedisin. Por protestat e javëve të fundit tregojnë edhe diçka tjetër: shumë njerëz kanë dalë në rrugë dhe po angazhohen për mbrojtjen e natyrës. Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë u bëhet thirrje të bëjnë diçka për njerëzit dhe për natyrën.

Shqipëria është në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Dhe aty mbrojtja e mjedisit është një standard që kërkohet qartë. Kjo lidhet me Kapitullin 27, pra kapitullin për mjedisin në negociatat me Bashkimin Evropian. Qeveria gjermane fshihet pak, nëse mund ta them kështu, pas parimit të mosndërhyrjes. Ajo mund të bënte propozime më konkrete se çfarë duhet të përmbushë Shqipëria për zbatimin e këtij kapitulli. Këto protesta nuk kanë të bëjnë vetëm me natyrën, por edhe me një pakënaqësi më të gjerë ndaj korrupsionit dhe mënyrës se si merren vendimet politike. Disa i krahasojnë me protestat në Serbi. A shihni edhe ju ndonjë ngjashmëri?

Nuk do ta vendosja Shqipërinë dhe Serbinë në të njëjtin nivel sa i përket trajtimit të korrupsionit. Në Serbi nuk ka aq shumë arrestime, nuk ka aq shumë hetime dhe nuk shtrohen aq shumë pyetje.

Në Shqipëri situata është ndryshe. Ky është edhe avantazhi i Prokurorisë së Posaçme, e cila po heton. Drejtësia po bëhet më e vetëdijshme dhe më e sigurt. Ajo po vepron më me vendosmëri edhe ndaj rrjeteve politike, ka arrestime ose akuza ndaj figurave të larta nga politika, ekzekutivi, policia, drejtësia apo administrata. Kjo tregon se dikush po merret me korrupsionin.

Kam shpresë se do të ketë zhvillime edhe për projektet aktuale të ndërtimit. Nëse një pistë është ndërtuar tashmë, duhet pyetur: me cilën leje dhe përse? Nëse për ta mundësuar këtë janë ndryshuar ligjet, atëherë duhet reaguar politikisht, sidomos kur qindra-mijëra vetë dalin në rrugë.

Protestuesit thonë se kanë humbur besimin te partitë politike. Si mund të arrijhet ndryshimi në këto kushte?

Protestat janë një gjë, zgjedhjet demokratike janë diçka tjetër. Protestat nuk i zëvendësojnë zgjedhjet. Ato tregojnë se ekziston një problem, por në zgjedhje vendoset nëse ky problem është aq i rëndësishëm sa të sjellë ndryshim politik.

Për momentin në Shqipëri nuk shoh ende një forcë politike që të mbrojë natyrën me të njëjtën vendosmëri me të cilën mbrohen investimet. Nuk shoh një parti që të thotë qartë: ne zgjedhim mbrojtjen e natyrës, edhe nëse kjo do të thotë të heqim dorë nga projekte të caktuara. Kjo duhet të bëhet një kërkesë që del nga protestat, të përfaqësohet politikisht dhe më pas të vendoset në zgjedhje. Një protestë mund të jetë vetëm fillimi. Vendimin përfundimtar e marrin qytetarët në kutinë e votimit.

Çfarë prisni nga qeveria shqiptare?

Qeveria shqiptare ka detyrën të gjejë ekuilibrin midis zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së natyrës.

Vjosa-Narta është një zonë e mbrojtur me vlera të jashtëzakonshme natyrore. Qeveria duhet ta mbrojë atë edhe kur kjo bie ndesh me interesat e investitorëve. Shumë njerëz kanë frikë se bregdeti shqiptar mund të mbulohet nga hotele masive dhe beton, duke humbur atë që e bën të veçantë.


Shqipëri, Zvërnec, 2026 | Pelikani kaçurrel në zonën e mbrojtur Vjosa-Nartë.Fotografi: Florion Goga/REUTERS
Nga ana tjetër, Shqipëria ka të drejtë të zhvillojë ekonominë, të krijojë vende pune dhe të investojë në turizëm. Por kjo duhet të bëhet përmes turizmit të qëndrueshëm.

Për Vjosa-Nartën mesazhi im është i qartë: duart larg këtij rezervati natyror. Ai duhet të mbetet një strehë për breshkat e detit, flamingot dhe biodiversitetin unik të kësaj zone./DW

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.