Deputeti i mazhorancës denoncon prerjen e pyjeve: Nuk kemi ku ankohemi

Një deputet i mazhorancës denoncon në Facebook një problem që, sipas tij, kërkon ndërhyrje të institucioneve shtetërore.
Është ky paradoksi që sjell në vëmendje reagimi i deputetit socialist Fadil Nasufi, një socialist prej vitesh në pushtet , i cili ka zgjedhur këtë herë rolin e “opozitarit”, lidhur me fenomenin shqetësues për prerjen e paligjshme të pemëve në zonën e Tërpanit.
Nasufi shkruan se një banor i zonës i ka dërguar fotografi të pemëve të prera dhe se qytetarët ndihen të pambrojtur. Por ajo që bie më shumë në sy në denoncimin e deputetit është dëshmia e banorit, i cili thotë se “nuk kemi ku ankohemi” dhe se ka frikë të ngrejë zërin, pasi mund të ketë pasoja për të dhe familjen e tij.
Nasufi është prej vitesh pjesë e strukturave drejtuese të Partisë Socialiste dhe ka mbajtur disa mandate si kryetar i Bashkisë Berat, madje është përfolur edhe si pjesë e hetimeve për dosjen e inceneratorëve. Pikërisht këtu lind edhe pyetja, nëse institucionet nuk funksionojnë dhe qytetarët thonë se kanë frikë të ankohen, kujt i drejtohet një deputet i mazhorancës për t’i ndalur këto raste?
Kjo pasi në dukje ky statsus në FB duket më shumë si një apel që tingëllon si deklaratë opozitare sesa si reagim i një deputeti të forcës që qeveris vendin prej vitesh.
Postimi i Nasufit:
Nje banor nga Njesia Administrative e Terpanit me nisi fotot e meposhteme: Si eshte e mundur me tha qe ne mes te dites priten lisa te mocem qe ne si banore i kemi ruajtur prej vitesh si pasuri natyrore?
Nuk kemi ku ankohemi me tha…dhe po ngritem zerin do kemi pasoja….
Prerja ilegale e pyjeve është një nga problemet më serioze mjedisore dhe ekonomike duke shkatërruar ekosistemet e lashta, duke shkaktuar erozion të tokës dhe duke ushqyer rrjete të krimit të organizuar.
Kjo praktikë e paligjshme dëmton rëndë biodiversitetet lokale ,redukton kapacitetet e natyrës dhe nxit kulturen e perfitimeve te paligjeshme nga pasuria shekullore qe ka krijuar natyra dhe e kane ruajtur banoret e zones nder breza.
Nuk eshte thjesht nje rast me shume i prerjes se paligjeshme te drureve , por eshte nje korropsion institucional ku bashkepunojne strukturat shteterore me persona qe ushtrojne aktivitete
ilegale te prerjes se pyjeve…
Trishtohemi prej zjarreve, por duhet te ulerijme ndaj motosharrave ….
Lexo edhe
POLITIKE
Kabinat elektrike në Sarandë mirëmbahen me freskuese/ Zhupa: Kërkoj inspektim urgjent, nuk mund të presim një tragjedi

Koçeku: 77 ditë protestë përballë një qeverie që përqesh dhe refuzon qytetarin

Berisha publikon mesazhin: ‘Besa’ e Ramës për protestuesit e bërë me IA!

Zhupa publikon pamjet nga kabinat elektrike në Sarandë: Të ndërhyhet menjëherë

Shteti ka vdekur, ekziston vetëm zyra e gangrenosur e vegjetuesit Rama!





