Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit
POLITIKE

Deputeti i PS reagon për protestën në Zvërnec: Situatë e papranueshme! Rojet private nuk mund të zëvendësojnë shtetin

P
Piranjat31 May 2026, 15:02 · 3 min lexim
Deputeti i PS reagon për protestën në Zvërnec: Situatë

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka reaguar pas ngjarjeve të ndodhura gjatë protestës së zhvilluar në Zvërnec të Vlorës, ku pati përplasje mes protestuesve dhe personave të maskuar të identifikuar si roje private. Bido e cilësoi situatën si të papranueshme dhe të dënueshme, duke theksuar se në një shtet demokratik nuk mund të ketë privatizim të forcës dhe as zëvendësim të institucioneve shtetërore nga individë apo struktura private.

“Ngjarja e djeshme me persona të maskuar dhe roje private që përplasen me protestues janë të papranueshme dhe të dënueshme. Shqipëria është një shtet demokratik ku nuk mund të ketë privatizim të forcës dhe as zëvendësim të institucioneve shtetërore nga individë apo struktura private”, shprehet deputeti.

Bido thotë se Shqipëria ka nevojë për investime dhe se çdo projekt që respekton ligjin duhet të realizohet, por nënvizon se konfliktet mes palëve nuk mund të zgjidhen përmes forcës, intimidimit apo ndërhyrjes së strukturave private të sigurisë.

“Konfliktet mes privatëve, qofshin pronarë, investitorë apo qytetarë që kundërshtojnë një projekt, nuk mund të zgjidhen me forcë, intimidim apo struktura private sigurie që marrin përsipër role që i përkasin shtetit. Kjo është arsyeja pse shteti ekziston dhe pse zbatimi i ligjit është monopol i institucioneve publike”, shprehet ai.

Deputeti socialist përgëzon gjithashtu Policinë e Shtetit për reagimin pas protestës dhe për procedimin e rojeve private të përfshira në incident.

“Përgëzoj Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për reagimin pas protestës dhe për procedimin e rojeve private të përfshira në ngjarje. Hetimi i plotë dhe vendosja e përgjegjësive për çdo shkelje është mënyra e vetme për të garantuar se ligji vepron njësoj për të gjithë”, tha Bido.

Në përfundim të reagimit të tij, deputeti theksoi se respektimi i shtetit ligjor mbetet një parim i panegociueshëm.

“Shteti i së drejtës nuk negociohet”, përfundon deklarata e tij.

Bido deri tani, është i vetmi politikan, si nga PS, ashtu dhe nga PD, që ka reaguar për këtë protestë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.