Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
POLITIKE

Deputeti i PS-së kundër Ramës për shkrirjen e Selenicës

P
Piranjat 3 August 2026, 15:20 · 3 min lexim
Deputeti i PS-së kundër Ramës për shkrirjen e Selenicës

Pas kryebashkiakëve socialistë, kundër reformës territoriale del edhe deputeti i parë i mazhorancës. Deputeti i Vlorës, Vullnet Sinaj, kundërshton shkrirjen e Bashkisë së Selenicës dhe argumenton se ajo i plotëson kriteret për të vijuar të jetë njësi më vete. Sinaj thotë se zgjidhja nuk është shkrirja e bashkive, por rritja e financimit nga qeveria qendrore, ndërsa akuzon skemën aktuale të ndarjes së fondeve se nuk u jep bashkive mbështetjen e nevojshme.

Pas kryetarëve të bashkise socialiste dhe administratës së tyre, kryeministrit Edi Rama i ka dalë kundër projektit të reformës territoriale administrative edhe deputeti i parë brenda grupit parlamentar.

Vullnet Sinaj deputet i qarkut të Vlorës dhe përfaqësues i Selenicës, në një reagim publik kundërshton propozimin e mazhorancës dhe specifikisht shkrirjen e Bashkisë së Selenicës. Ai thotë se Selenica i plotëson kriteret për të qenë bashki dhe jep argumentet e tij.

Komisioni pretendon se treguesit ekonomikë të Bashkisë Selenicë janë të ulët, duke u mbështetur te numri i bizneseve. Po si ka mundësi që anëtarët e Komisionit kanë harruar se Selenica ka brenda territorit të saj dy nga pasuritë minerare më të rëndësishme të vendit. 

Minierën e Selenicës dhe ndërmarrjen më të madhe të prodhimit të naftës në Shqipëri, atë të Gorrishtit. A ka dijeni Komisioni sa rentë minerare përfiton shteti nga prodhimi i rreth 35 mijë tonëve naftë bruto në vit nga Gorrishti i Selenicës? Problemi i vërtetë qëndron te ligji për taksat kombëtare. Bashkive që kanë pasuri natyrore u kthehet vetëm 5% e rentës minerare (e cila është 10%), që në praktikë përkthehet në vetëm 0.5% të vlerës së prodhimit.

Gjithashtu Sinaj thotë se nuk është e nevojshme shkrirja e bashkive, por rritja e grantit nga qeveria për to.

Rreth 90% e buxhetit administrohet nga qeveria qendrore, ndërsa vetëm 10% u shkon 61 bashkive të vendit. Kam bindjen se transfertat e pakushtëzuara që marrin bashkitë nga buxheti i shtetit janë shumë të ulëta. Nëse do të bënim një ndarje të drejtë të buxhetit të shtetit duke shtuar buxhetin për qeverisjen vendore, nuk do të kishim nevojë të zvogëlojmë numrin e bashkive, por të rrisim financimin e tyre, veçanërisht për investime në infrastrukturë, duke mbështetur bashkitë që kanë më shumë nevojë.

Banorët e Bashkisë së Selenicës prej disa ditësh kanë nisur protestat kundër shkrirjes së bashkisë dhe bashkimit me Vlorën. Ata kanë kërkuar që qeveria të marrë parasysh kërkesat e tyre.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.