Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
POLITIKE

Deputeti socialist “bën një tjetër zbulim” se kush i sponsorizon protestuesit (nuk është as Irani, as Greqia)

P
Piranjat30 June 2026, 21:13 · 2 min lexim
Deputeti socialist “bën një tjetër zbulim” se kush i

Deputeti i PS Pirro Vengu deklaroi se janë zbuluar sponsorizuesit e protestës dhe përfituesit e saj.

Vengu tha se sposorizuesit janë ata që investojnë në rritjen e zemërimit, përmes lajmeve të rreme, prishje të aseteve publike dhe rritje të tensionit.

Sipas Vengut bëhet fjalë për forca politike dhe kolegë të tij në Kuvend.

“Kemi zbuluar kohët e fundit që ka edhe përfitues.  Kemi zbuluar kohët e fundit që ka edhe sponsorizues. Përfituesit i kemi parë, janë atë njerëz që nuk kërkojnë zgjidhjen e halleve të qytetarëve, janë forca politike që kërkojnë të kapitalizojnë mbi zemërimin e njerëzve. Sposorizuesit janë ata që investojnë që ky zemërim të rritet, qoftë në formën e artikulimeve në media, fake news, element që s’kanë ndodhur kurrë, prishje të aseteve publike, rritje të tensionit.

Patjetër janë forca politike, i kemi në Kuvend, janë njerëz që deligjitimojnë administratën, janë kolegët tanë në Kuvend. Jemi përballë një realiteti ku kemi pranuar fatkeqësisht që të përdoret gjuha e linçimit, dhe fjalët kanë peshë, siç e zbuluam sot, sepse sot pamë edhe skena, hajde de ne burrat që durojmë, por ato dy zonja kolege të nderuara, që s’kanë qenë kurrë në pozicione ekzekutive, janë të votuara, çfarë taksirat kishin që të kishin sulm fizik”, u shpreh Vengu për A2.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.