Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Deputeti socialist kërkon arrestimin e organizatorit të marshimit drejt Rinasit: Ai maskarai duhet të burgoset që sot

P
Piranjat15 June 2026, 21:37 · 4 min lexim
Deputeti socialist kërkon arrestimin e organizatorit të marshimit

Deputeti i Partisë Socialiste Ardit Bido, ka folur në lidhje me protestën e djeshme, ku qytetarët gjatë marshimit shkuan drejtë Aeroportit Nënë Tereza në Rinas.

Ai tha se shoqëria shqiptare ka kaluar nga protesta për nevoja bazike (mbijetesë) drejt protestave për dinjitet, çka tregon një nivel më të lartë ndërgjegjësimi shoqëror dhe një mirëqenie më të madhe. Bido paralajmëron se mbi protestat shpesh vendosen ide apo orientime që nuk lidhen me kërkesat e vërteta të qytetarëve, por që i çojnë drejt interesave të huaja ose kundër interesit kombëtar. Ai i quan këto “antikombëtare” dhe thotë se duhen zhdukur.

“Shoqëri e cila ka kaluar nga protestat e mbijetesës dhe po shkon drejt protestave të dinjitetit, çka tregon një nivel më të lartë ndërgjegjësimi shoqëror që në vetvete nënkupton edhe një nivel mirëqenieje të përgjithshme më të mirë.

Unë i qëndroj shumë fort dhe sidomos pas ditës së djeshme edhe më fort asaj që kam thënë dhe njëherë, që kam thënë në mënyrë të vijueshme, që tezat antikombëtare të cilat i vendosen sipër protestës dhe që çorientojnë njerëzit drejt interesave të cilat janë dukshëm në dëm të interesit tonë kombëtar, janë ato të cilat duhen zhdukur nga kjo.”, tha Bido.

Në lidhje me marshimin e djeshëm ku grup të rinjsh bllokuan autostradën dhe shkuan drejt aeroportit. Sipas tij, të rinjtë nuk kishin qëllim armiqësor, por dikush i ka orientuar drejt një infrastrukture kritike (aeroporti), gjë që është e papranueshme dhe e rrezikshme. Bido thekson se aeroportet dhe spitalet janë objekte që bllokohen vetëm në raste grushti shteti ose lufte. Prandaj, ai e konsideron aktin e orientimit të protestuesve drejt Rinasit si një veprim antikombëtar.

Ai dallon mes të rinjve që protestuan pa qëllim të keq dhe personit apo personave që i orientuan drejt aeroportit. Për këta të fundit thotë se duhet të evidentohet dhe të burgoset.

“Dje ne pamë dhe e kam ndjekur me shumë vëmendje. Në fakt doja të reagoja në orën 1:00 të mëngjesit, por më sugjeruan miq të mirë që të mos reagoja aq fort sa kisha në plan.

Dje pamë që një grup 200-300 të rinjsh, të cilët unë jam i bindur që ata 200-300 të rinj janë njerëz të pastër, të cilët kanë çfarëdolloj arsye individuale që duhet ta shohim pak këtë më tej.

Pra ata që bllokuan autostradën dhe shkuan drejt, cilët shkuan, nuk po i qëndroj autostradës, që shkuan drejt Rinasit. Tani, ai i cili… mos më thoni që 300 veta thanë: “Çfarë do bëjmë ne sot? Do vemi në Rinas.” Se në Rinas, ai i cili i ka orientuar drejt diçkaje e cila është infrastrukturë kritike, padyshim ka bërë një akt antikombëtar. Aeroportet dhe çdo gjë që është e planifikuar si infrastrukturë kritike, për këdo që nuk e kupton, nuk është vetëm aeroporti, ishte edhe spitali.

Aeroportet shkohet dhe bllokohen në situata grusht shteti dhe lufte. Grusht shteti dhe lufte. Ata 300 që shkuan, asnjëherë prej tyre s’ka pasur këtë tendencë. Por ai maskarai, ai antikombëtari i cili tha “Shkojmë drejt aeroportit”, ai duhet të evidentohet dhe të burgoset sot.”, u shpreh ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.