Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
POLITIKE

Deputetja e PD: Autostrada ‘e florinjtë’ Milot-Balldren 21 milionë euro/km. Rama dhe Balluku ia paracaktuan Salillarit

P
Piranjat 6 June 2026, 15:13 · 5 min lexim
Deputetja e PD: Autostrada ‘e florinjtë’ Milot-Balldren 21

Deputetja e Partisë Demokratike Elda Hoti ka reaguar pas publikimit të të thënave për tednerin e TRrugës Milot – Balldren.

Autostrada ‘e florinjtë’ Milot-Balldren 21 milionë euro/km. “Rama dhe Balluku ia paracaktuan Salillarit”, tha deputetja e PD.

Deklarata e deputetes së PD, Elda Hoti:

Pasi e zvarriti për 8 vjet segmentin e autostradës Milot–Balldren, qeveria më në fund shpalli fituesin.

Por edhe këtë herë, pa transparencë sikur të ishte qeveri në ilegalitet.

Dje Ministri tha se ka një fitues, por nuk tha kush është fituesi. Nuk ka asnjë informacion të qartë për projektin, kostot, procedurën apo arsyet e përzgjedhjes.

Fshehja e emrave dhe mungesa e transparencës vetëm sa shtojnë dyshimet se, edhe këtë herë, fituesi është një ndër oligarkët e pushtetit, i preferuari i Ramës, Salillari.

U zgjodh, si zakonisht, oferta më e shtrenjtë. Rruga Milot Balldren vendos një tjetër rekord: 21 milion euro për kilometër.

U zgjodh, si përherë, oferta ku qytetarët do të paguajnë më shumë për traun: 1.9 euro për vetëm 17 kilometra autostradë. Vetëm në një drejtim.

Imagjinoni një qytetar që niset nga Tirana në drejtim të Shkodrës. Do të paguajë një herë në Kashar, 2500 lekë, dhe një herë tjetër në Milot–Balldren, rreth 2 mijë lekë.

Pra 9 mijë lekë vajtje-ardhje për rreth 40 kilometra rrugë.

Vetëm një projekt korruptiv dhe abuziv mund të ketë kosto të tilla, për një rrugë që kalon në mes të fushave, në zemër të Ultësirës Perëndimore, në terren krejt të favorshëm.

Nuk duhet mund për të kuptuar se këtu ka vjedhje nga të njëjtët hajdutë me çizme. Dosjet në hetim të Belinda Ballukut na kanë treguar se në çdo projekt të madh infrastrukturor fituesit paracaktohen nga Rama-Balluku.

Ne paguajmë ndër taksat më të larta mbi karburantin në Evropë. Paguajmë akcizën. Paguajmë TVSH-në. Paguajmë taksën e qarkullimit. Paguajmë taksën e karbonit.

Ministri i Financave deklaroi se në 4 muajt e parë të vitit qeveria ka mbledhur rreth 300 milionë euro më shumë.

Për çfarë shërbejnë këto taksa?

Pse nuk ndërtohen rrugë kombëtare me fondet e buxhetit të shtetit?

Pse një qytetar duhet të paguajë 5 mijë lekë vajtje-ardhje Tiranë–Kurbin apo 9 mijë lekë Tiranë–Lezhë, vetëm sepse në rrugën ekzistuese nuk është vënë dorë prej vitesh dhe gropat janë bërë aq të mëdha sa rrezikon të të thyhet makina në mes.

Ky është një rast për të kuptuar, edhe një here, se në drejtimin e vendit nuk jemi njësoj.

Nëse kjo qeveri ‘rrugën e mirë’ e ka vetëm për ata që paguajnë te trau, dhe rrugën me gropa për ata që nuk paguajnë te trau, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike koncepti i pagesës për rrugët publike u përjashtua, me vendim të kryeministrit Berisha.

Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike u ndërtuan mijëra kilometra rrugë dhe autostrada. Dhe të gjitha pa pagesë.

U ndërtua Rruga e Kombit pa pagesë. U ndërtua Levan–Vlorë pa pagesë. U ndërtua Rrogozhinë–Fier pa pagesë. U ndërtua segmenti Thumanë–Milot pa pagesë.

Dhe mos harroni: rrugët e qeverisë Berisha, me n1/10 e kostove, janë ende funksionale. Këto të Ramës i gjeni nëpër përrenj e lumenj.

Në kohën e “qeverisë Berisha” qytetari i paguante vetëm një here, përmes taksave. Jo 2 apo tri here, te çdo tra abuziv, në çdo rrugë kombëtare.

Çfarë poshtërsie është që të mburresh me rekord të ardhurash, 300 milionë euro më shumë vetëm në 4 muaj, nga taksat e qytetarëve, dhe po atë ditë t’u thuash shqiptarëve se segmenti i ri i autostradës nuk do të financohet nga buxheti, por nga xhepi i tyre përmes pagesës tek trau i rrugës për 35 vite?

Rruga Milot–Balldren nuk është vetëm historia e ‘rrugës së florinjtë’ me 21 milionë euro kilometri.

Është historia e një qeverie që ka vendosur të zhvatë qytetarët në favor të oligarkëve.

Taksa më të larta. Çmime më të larta. Pagesa më të larta.

Kjo është arsyeja pse kjo qeveri duhet ndëshkuar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.