Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
POLITIKE

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

P
Piranjat 3 June 2026, 21:09 · 2 min lexim
Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë, e nisur fillimisht kundër projektit në Zvërnec, si një nga zhvillimet më pozitive për jetën demokratike në vend pas marrjes së IBAR-it nga Shqipëria.

I ftuar në A2CNN, Dervishi tha se tubimi i ditëve të fundit, ku janë mbledhur qytetarë dhe aktivistë me kauza të ndryshme, duket se ka tejkaluar kufijtë e kundërshtimit të një projekti të vetëm dhe është shndërruar në një formë më të gjerë shprehjeje qytetare.

Megjithatë, ai theksoi se mungesa e një lidershipi të qartë dhe e kërkesave të unifikuara mbetet një nga sfidat kryesore të kësaj lëvizjeje.

“Tashmë protesta nuk po duket se ka shumë lidhje me Zvërnecin dhe vetëm me të. Është një nga gjërat më të bukura që ndodh pas marrjes së IBAR-it si lajm për vendin.

Tregon që një vend demokratik ku protesta s’ka mbetur monopol vetëm i partive politike apo e grupeve të ngushta të interesit, por është një protestë, o pa ngjyrë, ose shumë ngjyra, ku mbivendosen shumë parrulla, me aq sa munda të ndjek përmes ekranit të vogël.

Masa e protestuesve sa vjen edhe është më e pjekur, ka konsistencë, nëse e krahasojmë me thirrjet e opozitës, që ishte një protestë sot dhe një pas një muaji.

Këtu janë 3 ditë rresht dhe me sa duket mund të vazhdojnë. Masa është konsistente, problem është që është një masë pa kokë në kuptimin e lidershipit dhe kërkesave”, tha Dervishi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.