Dëshmitari tregon se Ahmetaj ishte në dijeni për ankandin e Buka Sh.a

Dy dëshmitarë të thirrur për t’u pyetur lidhur me privatizimin në vitin 2015 të një parcele toke me çmimet e vitit 1994, transkasion për të cilin akuzohet për “shpërdorim detyre” ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, iu përgjigjën të martën pyetjeve të prokurorit Elvin Gokaj, avokatit Henrik Ligori dhe pronarit të tokës, Adrian Myderizi, i cili merr pjesë në gjykim në cilësinë e viktimës.
Çështja penale lidhet me një parcelë toke me sipërfaqe 6370 metra në pronësinë e familjes Myderizi në rrugën 5 Maji në Tiranë, e cila sipas SPAK u privatizua me urdhër të kundërligjshëm të Ahemtajt duke përdorur çmimet e vitit 1994, në kundërshtim me një vendim gjykate të formës së prerë. Megjithëse Ahmetaj po gjykohet pa masë sigurie për këtë çështje, është në arrati për akuza të korrupsionit në lidhje me biznesmenët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Ish-drejtuesi i Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike pranë Ministrisë së Financave në vitin 2015, Endri Duçka ishte dëshmitari i parë që u pyet në seancën e të martës lidhur me procedurën e ankandit të shpallur nga Ahemtaj në 2014-ën për shitjen e aksioneve shtet të shoqërisë Buka sh.a., që u blenë atëherë prej aksionerit privat kryesor, Lirim Fezollari.
Duçka deklaroi se zyra që drejtonte ishte hallka e fundit, pasi privatizimi miratohej fillimisht nga ministri, bëhej velrësimi nga një strukturë tjerër dhe në fund mbërrinte në Drejtorinë e Drejtimit të pronës Publike. “Ne kishim për detyrë të verifikonim nëse ishin të gjithë aktet në dosje e pastaj fillohej me publikimin e ankandit”, tha Duçka.
Ai u shpreh se në ankand mund të merrte pjesë kushdo për të dhënë ofertë. Sipas Duçkës, zyra e tij nuk kishte qenë pjesë e privatizimit, por vetëm e procedurës së ankandit, të shitjes. Ai këmbënguli se zyra që drejtonte mund të realizonte procedura vetëm për pronat shtetërore dhe se shoqëria “Buka” sh.a. kishte 51% të aksioneve shtet në atë kohë.
Lexo edhe
POLITIKE
“Nuk më do ti mua?”/ Marta Kos ndërpret konferencën dhe puth kryeministin Rama në faqe

Demiraj: Me Eric Wendt si ambasador, SHBA do godasë korrupsionin e manipulimin e zgjedhjeve në Shqipëri

Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri- BE, ambasadori gjerman: Pavarësia e drejtësisë dhe lufta ndaj korrupsionit, kushte të panegociueshme...

Disa vepra të Edi Ramës në Durrës, që nuk u përmendën dje!

Rama flet nga Brukseli: Jemi fanatikë të BE, s’mund të vëmë veto për vendimet e Unionit

‘Qeveri mafioze…’/ Kalaja: Kullat po ndërtohen me paratë e drogës, çiftet e reja nuk blejnë dot një shtëpi

"Nder krimit, vdekje ligjit-motoja e re e PS-së"/ Berisha: Rama dekoroi sot deputetin Çyrbja, bashkëpunëtor i vrasësit Altin Hajri

Integrimi / Abilekaj: Çudi se si BE po legjitimon një shtet feudal dhe të kapur nga krimi





