Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magj... Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps Dy futbollistë me pasaportë shqiptare jashtë listës së Maranit, zbardhen arsyet Dosja e bujshme e prostit*cionit në Paris/ Kush është ‘tutorja’ shqiptare që kërkon lirimin nga burgu Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa ... Mesazhi i Zelensky-t për SHBA-në dhe Rusinë: Na jepni një armëpushim dimëror për të mbajtur zgjedhjet! Vijon zbatimi i urdhrit të Ramës, policia gjobit 12 protestues të tjerë Polonia paralajmëron aleatët: Mos negocioni me Rusinë duke anashkaluar Europën Lindore Gjykata amerikane pezullon për 14 ditë ndërtimin e harkut triumfal të propozuar nga Trump në Uashington Ambasada Amerikane prezanton ambasadorin e ri Eric Wendt, zbulon prioritetet për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri...
POLITIKE

Detaje nga arrestimi i Ermal Beqirit, mediat franceze: Fluturoi mbi centralin ku do të ndërtohen reaktorët e parë bërthamorë EPR2

P
Piranjat30 July 2026, 23:50 · 2 min lexim
Detaje nga arrestimi i Ermal Beqirit, mediat franceze: Fluturoi mbi centralin ku

Arrestimi i biznesmenit shqiptar Ermal Beqiri në Francë vijon të jetë në vëmendjen e mediave franceze, të cilat po i kushtojnë rëndësi jo vetëm identitetit të tij, por edhe objektit mbi të cilin ai fluturoi pa autorizim. Sipas medias publike franceze ICI, 44-vjeçari shqiptar është dënuar me 7 mijë euro gjobë nga Prokuroria e Amiens, pasi fluturoi në mënyrë të paligjshme mbi centralin bërthamor të Penly, në rajonin Seine-Maritime.

Beqiri u arrestua në aeroportin e Albert, ndërsa autoritetet shqiptare konfirmuan për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP) se ai ishte subjekt i një urdhër-kërkimi ndërkombëtar.

Por ajo që mediat franceze nënvizojnë është rëndësia e veçantë e centralit të Penly.

Penly nuk është një central bërthamor i zakonshëm. Ai është zgjedhur nga shteti francez dhe kompania shtetërore EDF si vendi ku do të ndërtohen dy reaktorët e parë EPR2, pjesë e programit kombëtar për gjashtë reaktorë të rinj bërthamorë, që do të ngrihen gjithashtu në Gravelines dhe Bugey. Projekti konsiderohet një nga investimet më të mëdha strategjike të Francës në dekadat e fundit dhe synon të vendosë në funksion reaktorin e parë në horizontin e vitit 2038.

Sipas dokumenteve dhe njoftimeve zyrtare të EDF, Penly është sot kantieri i parë i programit EPR2, ku tashmë kanë nisur punimet përgatitore, investimet infrastrukturore dhe mobilizimi i mijëra punonjësve. Projekti konsiderohet një nga kantieret industriale më të mëdha në Europë dhe një element kyç i strategjisë franceze për sigurinë energjetike. Pikërisht ky status strategjik shpjegon edhe reagimin e menjëhershëm të autoriteteve franceze ndaj fluturimit të paautorizuar mbi central.

Rasti u bë fillimisht publik nga Le Journal du Dimanche (JDD), e cila raportoi se profili i pilotit kishte ngritur shqetësime te autoritetet franceze.

Ndërsa raportimi më i fundit i medias publike ICI, duke cituar Prokurorinë e Amiens dhe AFP, konfirmon dënimin me gjobë dhe arrestimin e biznesmenit shqiptar, duke rikthyer në fokus rëndësinë strategjike të centralit të Penly në programin e ri bërthamor të Francës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.