Mungesa e avokatëve shtyn seancën për Veliajn, gjykata pezullon afatet e paraburgimit
Ka dështuar të vijojë procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe 18 të bashkëpandehurve të...
Ka dështuar të vijojë procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe 18 të bashkëpandehurve të...
Gazetarja Aranita Brahaj, e ftuar në “A Show”, hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit, duke e cilësuar atë si simbol të ...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se konkurrenca në sektorin e turizmit mes vendeve të rajonit mund të ndi...
Ish-zv.ministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi, ka reaguar lidhur me debatet dhe protestat që kanë shoqëruar projektet e investimeve n&...
Gjykata penale e Tiranës la në burg Enea Zyferin, kamarierin e lokalit në pronësi të Armand Shakaj, një person i shpallur në...
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur në skenën muzikore si Cllevio, është paraqitur në ambientet e GJKKO ditën e sotme. Ai ësht...
Prej dhjetë ditësh, kryeqyteti shqiptar është skena e një vale të gjerë protestash, ku mijëra qytetarë kanë ...
Autoritet e Drejtësisë Greke kanë refuzuar të ekstradojnë në Shqipëri Gerald Shehun, njeriun e akuzuar nga prokuroria e Vlo...
Shpërthim i fuqishëm në një banesënë Lezhë, ndërsa një person ka mbetur i plagosur. Deri më tani nuk dihen ...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Associated Press në lidhje me situatën e krijuar prej disa ditësh n&...

Prej dhjetë ditësh, kryeqyteti shqiptar është skena e një vale të gjerë protestash, ku mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët duke kundërshtuar projektin e ndërtimit të një resorti masiv në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë si dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Paralelisht me protestuesit në rrugë, fushata të ndryshme dizinformimi dhe informacione të pakonfirmuara po përdoren si instrumente për të devijuar debatin publik.
Rasti më i fundit lidhet me një informacion të pakonfirmuar, të publikuar në dy media online dhe të shpërndarë më pas nga deputeti socialist, Ardit Bido, një prej mbrojtësve më të zëshëm të planeve ende pa projekt në zonë, sipas të cilit dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, po tërhiqej nga investimi i tij në Shqipëri.
“Po tani që po del lajmi që Kushner do të tërhiqet nga Sazani e Zvërneci për të investuar miliarda euro në Mykonos, çfarë do thonë ata që thoshin se Greqia nuk ka dorë pas?”, shkroi Bido në Facebook, duke iu referuar pretendimeve të mëhershme të pambështetura në prova se Greqia po nxiste protestat.
Bido ndau në Facebook një link nga një media e panjohur greke, “Greek City Times”, e cila nga ana e saj u referohej pretendimeve të publikuara në rrjetin social X nga gazetari nga Kosova, Fitim Çeku.
Më 7 qershor, Çeku shkroi në X: “ Kompania e Jared Kushner po planifikon të tërhiqet nga investimi në Sazan”, ndërsa shtoi se burimet e gazetës së tij thonë se Greqia kishte ofruar kushte speciale për të investuar në Mikonos.
Çeku është themelues i “Gazeta Journal”, në faqen e së cilës pretendohet se është e fokusuar në luftën kundër ndikimeve malinje ruse dhe serbe në Ballkan. Ai pretendon një lidhje të fortë e publike me ish-Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Richard Grenell, të cilin e mbron vazhdimisht si aleat strategjik të Kosovës.
I pyetur nga BIRN për postimin në rrjetin X, Çeku tha se “nuk e kam të konfirmuar ende”.
Megjithatë, Çeku pretendoi se kishte burime dhe se informacioni i tij lidhej me diskutimet në Heritage Foundation, i cili një vit më parë mori në kontroll fondacionin “Abraham Accords Peace Institute” të Kushner.
Ai theksoi se është ende në pritje për të konfirmuar këtë informacion, qoftë për tërheqjen nga Shqipëria, qoftë për investimin e ri në Mykonos.
Informacioni i ndarë nga Çeku në Kosovë dhe që mori jehonë nga deputeti Bido në Tiranë nuk është publikuar në asnjë prej mediave serioze prej nga Kushner dhe kompania e tij kanë dhënë shpesh deklarata dhe asnjë agjenci lajmesh nuk e ka konfirmuar atë.
I pyetur nga BIRN për ndarjen e informacionit të pakonfirmuar, deputeti Ardit Bido tha se lajmi ishte publikuar nga një gazetë greke dhe akuzoi BIRN se kishte interesa dhe se mbronte Greqinë.
“Lajmi është publikuar në gazetën ‘Greek City Times’, media e diasporës greke që shpesh publikon edhe lajmet e BIRN, veçanërisht ato të cilat botohen në përputhje me interesa kundër Shqipërisë nga lobet greke…,” pretendoi Bido, pavarësisht se media në fjalë nuk rezulton të publikuar asnjë shkrim të BIRN në Shqipëri dhe për Shqipërinë.
Ky nuk është rasti i vetëm që eksponentë të shumicës parlamentare publikojnë informacione të paverifikuara. Më herët, kryeministri Rama pretendoi se pas protestës qëndronin iranianët si pjesë e një lufte hibride, ndërkohë që deputeti tjetër socialist, Taulant Balla ndau foton e një makine të agjencisë së lajmeve Reuters, duke pretenduar se ishin protestues nga Serbia. /BIRN
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Associated Press në lidhje me situatën e krijuar prej disa ditësh n&...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka reaguar pas aktivitetit të organizuar në Fier për 35-vjetorin e themelimit të...
Gazetarja e CNN, Isa Soares, ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke v...
Ish drejtuesi i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj ka komentuar protestat masive të qytetarëve që kërkojnë largimin e kry...
Diaspora shqiptare po i bashkohet protestave që prej ditësh po zhvillohen në Tiranë. Shqiptarët në Holandë organizuan nj&e...
Për të 11 ditë qytetarët shqiptarë do të dalin sërish sot në protestë në orën 18:00, kundër qeveri...
Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorë...
Thirrje mjekëve të spitalit Psiqiatrik Të nderua mjekë që merreni me të çmendurit! Një i çmendur në...
Taulant Ballës pasi i dolën në mexhlis mesazhet e brendshme të grupit në WhatsApp të Grupit Parlamentar të Partisë Socia...
Komenti i senatorit amerikan, Bernie Sanders, sipas të cilit populli shqiptar është përballë oligarkisë globale nuk ka kaluar n&eu...