Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme
POLITIKE

Dhuna ndaj protestuesve, aktivisti: E urdhëruar nga Balla dhe Manja

P
Piranjat 2 July 2026, 19:55 · 2 min lexim
Dhuna ndaj protestuesve, aktivisti: E urdhëruar nga Balla dhe Manja

Aktivisti Arben Kola reagoi pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së sotme para Parlamentit, duke akuzuar Policinë e Shtetit për provokim të qytetarëve dhe duke deklaruar se efektivët “marrin urdhra nga Ulsi Manja dhe Taulant Balla”.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Kola u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve dhe të ruajnë qetësinë, ndërsa theksoi se protesta do të vijojë në mënyrë paqësore.

Më tej, aktivisti tha se prania e grave, fëmijëve dhe qytetarëve në protestë është, sipas tij, elementi që “e vret këtë sistem dhe politikë të kalbur”, ndërsa përmendi edhe protestuesin Altin Hila, për të cilin u shpreh se ishte nxjerrë zvarrë gjatë protestës.

“Policia që merr urdhër nga Ulsi Manja, Taulant Balla e të tjerë, kjo polici tregon se tani ndodhet para një dileme: t’i shërbejë mafies apo popullit. Policia është e popullit dhe jo e mafies, prandaj duhet të jeni të vëmendshëm dhe të mos bini pre e provokimeve.

Duhet të ruani qetësinë. Ne do ta rrëzojmë me një revolucion paqësor sezbën Edi Ramën. Prandaj kini durim, se ajo çfarë e vret këtë sistem dhe politikë të kalbur është prania e fëmijëve dhe grave, njerëzve si Flamuri dhe atij zotërisë që u nxor zvarrë sot, Altin Hila, që vjen çdo ditë nga Durrësi me një fëmijë të sëmurë.

Një duartrokitje për të gjithë protestuesit që janë arrestuar sot. Janë provokuar nga bandat mafioze brenda Policisë së Shtetit”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.